Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Institucion turpi”, Rubin-it i lëshohen disa deklarime që kishte bërë për Prokurorinë Speciale – ai qesh

GD
Gazeta Demos16 shtator 2025 në 13:14
“Institucion turpi”, Rubin-it i lëshohen disa deklarime që kishte bërë për Prokurorinë Speciale – ai qesh

Pas një pauze disa minutëshe, dëshmitari i Mbrojtjes në Speciale, ish zv/sekretari i shtetit, James Rubin ka vazhduar deklarimin e tij.

Rubin është kthyer në bankën e dëshmitarit për vazhdimin e dëshmisë së mbrojtjes për ish-eprorët e UÇK-së në Hagë.

Me këtë rast nga Prokuroria u tha se Rubin sot foli për pikëpamjet që ka në lidhje me këtë proces gjyqësor.

“Në korrik keni përshkruar prokurorinë si turp- apo jo?”.

“Mund ta kem përdorur këtë fjalë, mbase s’ka qenë e matur por ndonjëherë kur je në televizion përdor edhe fjalë që s’do të mund të jenë përdorur. Mund edhe ta tërheq këtë fjalë”,deklaroi Rubin.

“Ju thatë se s’keni lexuar dosjen gjyqësore e as nuk keni ndjekur dëshmitë e dëshmitarëve, por në korrik 2025 thatë se Thaçi po ndiqet penalisht për arsye krejt absurde?”.

“Po besoj se këtë kam thënë”,shtoi ai.

Një intervistë e dhënë më 13 korrik 2025.

“Ishte mëngjes herët më duket se po”,tha Rubin.

Me këtë rast u lëshua një deklarim me zë, ku ndër të tjerash Rubin dëgjohet duke thënë:

“Ligji mund të shpërdoret nga ana e politikës e nga gazetarët, e është temë që mund të interpretohet gjerazi. Janë përpjekur qeveritë t’i shmangin numrin e viktimave apo si ka funksionuar hierarkia këto janë pyetje të vështira dhe besoj se në Ballkan i gjithë sistemi i drejtësisë ka dalë jashtë kontrollit e këtu përdoret një shembull se si Qeveria e Kosovës e krijoi Tribunalin vetë e pastaj Thaçit ndiqet penalisht kinse paska kontrolluar diçka. Sinqerisht e kanë mbajtur në burg për shumë vite sepse s’dinë si të vazhdojnë për këtë gjykim. Unë uroj të jap dëshmi në emër të Thaçit e të jap provat e mija. Qoftë kjo nga një ndikim politik. Ushtria serbe ka kryer 95% të vrasjeve masive, e të përpiqesh të barazosh ato që bën shqiptarët e Kosovës e atë që ka bërë Millosheviqi e ushtria serbe është për të ardhur keq. E fakti se nuk e lirojnë as me kusht ish-presidentit e presin të gjejnë prova për të vazhduar me këtë gjykim mendoj se është një problem”.

“Ka qenë shumë herët në mëngjes, po ishin fjalët e mija”, deklaroi Rubin.

“Ky është përshkrimi im për veten, si dëshmitarë kryesor i mbrojtjes”.

“Sistemi po fajëson persona që s’kanë pse të jenë në burg e këtë po e bëjnë për arsye politike. A e thonit këtë për Thaçin?”.

“Po, për Thaçin”, shtoi ai.

“Në një podcast të 30 korrikut keni thënë se kjo gjykatë është shembull i një institucioni ndërkombëtar për të ardhur turp?”

“Po”, shtoi tutje Rubin.

Pas pranimit të kësaj video si edhe një provë, u njoftua se pyetjet nga ekipi i prokurorëve kanë përfunduar njëherë duke vazhduar me pyetjet e avokatit Lluka Misetiq.

Më shumë nga Lajme

  • 17:43Libani bëhet vendi i parë arab që heq dënimin me vdekje
  • 17:31SHBA reagon ndaj deklaratave të Vuçiqit për Ibrin
  • 17:27Komandanti i FSK-së priti në takim senatoren Ernst, diskutohet forcimi i bashkëpunimit
  • 17:22Plani i Vuçiqit për Ibrin: Kërcënim politik apo skenar realist me pasoja për Kosovën?
  • 17:16I zhdukur që nga 2 korriku, Policia kërkon ndihmë për gjetjen Xhafer Raqin