Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Incidenti në Skenderaj, reagon LDK: Gjuha e urrejtjes prodhon tension dhe cenon sigurinë publike

GD
Gazeta Demos14 maj 2026 në 15:24
Incidenti në Skenderaj, reagon LDK: Gjuha e urrejtjes prodhon tension dhe cenon sigurinë publike

Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një reagimi ka dënuar me vendosmëri dhunën e sotme politike dhe shpreh shqetësimin e thellë për klimën e rrezikshme të gjuhës së urrejtjes, kërcënimeve dhe terrorit digjital që, prej kohësh, po rëndon jetën publike dhe debatin demokratik në Republikën e Kosovës.

Reagimi tyre vjen pas incidentit që është raportuar të ketë ndodhur të enjten në qytetin e Skenderajt, ku kryetari i degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj, Hysni Mehani, ka pretenduar se është sulmuar nga kryetari i kësaj komune Sami Lushtaku, i cili vjen nga radhët e Partisë Demokratike e Kosovës (PDK).

“Retorika përçarëse, nxitëse dhe denigruese që është normalizuar në hapësirën publike e digjitale nuk mund të trajtohet si fenomen i zakonshëm politik. Gjuha e urrejtjes prodhon tension, cenon sigurinë publike dhe krijon ambient ku dhuna rrezikon të shihet si mjet i pranueshëm i përballjes politike. Kjo është e papranueshme për një republikë demokratike”, thuhet në reagimin e LDK-së.

Lidhja Demokratike e Kosovës konsideron se mospajtimet politike duhet të mbeten gjithmonë brenda normave demokratike, institucionale dhe qytetare. Republika jonë ka nevojë për debat politik, për garë të ideve dhe vizioneve, jo për linçim, frikësim apo sulme ndaj kundërshtarit politik.

“Në këtë frymë, ftojmë të gjithë akterët politikë, institucionet përgjegjëse dhe shoqërinë në tërësi që të kontribuojnë në ruajtjen e një klime të qetë demokratike, në respektimin e kulturës së komunikimit publik dhe në mbrojtjen e rendit demokratik.

Kosova ka nevojë për maturi politike, përgjegjësi shtetërore dhe sundim të ligjit. Çdo akt dhune, çdo gjuhë urrejtjeje dhe çdo përpjekje për intimidim politik duhet të refuzohet qartë dhe pa ekuivok nga të gjithë”, thuhet më tutje në reagim.

Më shumë nga Lajme

  • 21:33“Unë jam vajza e 17 Shkurtit të Pavarësisë” - protestuesja me mesazh në protestën për çlirimtarët
  • 21:31“Deklarohem i pafajshëm” - fjalët e fundit të krerëve të UÇK-së në Hagë kumbojnë në shesh
  • 21:00Tubimi me shqiptarë në Nju Jork, Rama përsëri përmend Thaçin: Ishim bashkë këtu, një dekadë pas kanë ndodhur shumë gjëra
  • 20:58Tre të rinjtë shqiptarë humbën jetën në Greqi, dëshmia rrëqethëse e mikes së familjes: Çifti i ri sapo ishin martuar, prisnin fëmijën e parë
  • 20:45Sadiku paralajmëron për sulme në WhatsApp: Problemi është më i madh sesa kam menduar