Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se ka filluar hetimin ndaj tre personave, përfshirë edhe komandatin e Njësive Speciale të Policisë së Kosovës, Besart Ahmetin, për incidentin në parkingun e Prishtina Mallit.

Prokuroria ka bërë të ditur se ndaj Ahmetit është iniciuar rast për kanosje.

"Referuar kerkeses suaj, ju njoftojme se Prokurori i Shtetit ka inicuar rast ndaj tre (3) personave te dyshuar. Personi me inicialet B.A., dyshohet per kryerjen e vepres penale “Kanosja”, nga neni 181 i Kodit Penal te Republikes se Kosoves, personi me inicialet E.M., dyshohet per kryerjen se vepres penale “Keqtrajtimi gjate ushtrimit te detyres zyrtare”, ndersa personi me inicialet A.A., dyshohet per kryerjen e vepres penale “Sulmi” nga neni 184 i KPRK-se. Lidhur me kete rast, Prokurori i Shtetit po ndermerre te gjitha masat dhe veprimet e nevojshme hetimore me qellim te sqarimit te plote te rrethanave te rastit", thuhet në përgjigjen e Prokurorisë për Klankosova.tv.