Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Inaugurohen linjat e reja ajrore – nisin fluturimet nga Prishtina drejt Parisit dhe Lyonit

GD
Gazeta Demos3 korrik 2025 në 15:16
Inaugurohen linjat e reja ajrore – nisin fluturimet nga Prishtina drejt Parisit dhe Lyonit

Kjo nismë u mirëprit si një hap i rëndësishëm për përmirësimin e lidhjeve ndërkombëtare të vendit dhe lehtësimin e qarkullimit të udhëtarëve drejt Francës dhe më gjerë në Europë.

Në ceremoninë zyrtare, zëvendësministri në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Jeton Raka, tha se ky zhvillim është një dëshmi e qartë e përkushtimit të institucioneve për modernizimin dhe avancimin e infrastrukturës ajrore në Kosovë.

“Përmes investimeve prej mbi 33 milionë euro, që kanë sjellë përmirësime të dukshme në infrastrukturë dhe shërbime: zgjatjen e pistës, sistemin më të avancuar të aterimit (ILS CAT IIIb), rritjen e numrit të pasagjerëve dhe fluturimeve, si dhe uljen e çmimeve të biletave” tha Raka.

Sipas njoftimit thuhet se në këtë ngjarje morën pjesë edhe Drejtori Ekzekutiv i Aeroportit, Gökhan Acikgöz, Drejtori Komercial i ASL Airlines, Bruno Besnehard, Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guérot, dhe Ambasadori i Kosovës në Francë, Mehdi Halimi, duke e bërë këtë një moment të përbashkët suksesi dhe bashkëpunimi mes institucioneve, partnerëve dhe pasagjerëve.

Më shumë nga Lajme

  • 17:04Lladrovci: PDK i dha drejtim historisë së re të Kosovës dhe kombit
  • 16:37Nis protesta në Bruksel, kërkohet drejtësi për çlirimtarët
  • 16:37Ulutas përfundon mandatin: Siguria sot, shumë më e mirë se më 1999
  • 16:20Arifi: Po neglizhohet çështja e Speciales, kërkohet urgjentisht task-forcë shtetërore
  • 16:19Gjatë fundjavës, më pak udhëtarë nga Kosova drejt Shqipërisë