Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

IKShPK: 158 raste me fruth, mbi 95% të pavaksinuar

GD
Gazeta Demos7 shtator 2026 në 14:58
IKShPK: 158 raste me fruth, mbi 95% të pavaksinuar

Në Kosovë janë konfirmuar 158 raste me fruth që nga 16 prilli deri më 6 shtator 2026, ndërsa vetëm gjatë javës së fundit janë regjistruar shtatë raste të reja.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, u ka bërë thirrje prindërve që t’i vaksinojnë fëmijët, duke e cilësuar vaksinimin si masën më të rëndësishme për mbrojtjen nga fruthi.

Sipas të dhënave të IKShPK-së, mbi 95 për qind e rasteve të konfirmuara me fruth janë te personat e pavaksinuar me vaksinën MMR.

“Vaksinimi kundër fruthit është masa më e rëndësishme dhe e sigurt për mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve dhe komunitetit”, thuhet në njoftimin e institutit.

IKShPK-ja thekson se të dhënat për rastet e konfirmuara tregojnë rëndësinë e vaksinimit në parandalimin e përhapjes së sëmundjes.

“Të dhënat tregojnë se mbi 95% e rasteve të konfirmuara me fruth janë te personat e pavaksinuar me vaksinën MMR, duke dëshmuar edhe një herë rëndësinë e vaksinimit në mbrojtjen e fëmijëve nga fruthi”, thuhet në njoftim.

Krahas vaksinimit të rregullt sipas kalendarit të imunizimit, në Kosovë është intensifikuar edhe vaksinimi i vonuar, i njohur si “catch-up”. Ky proces u mundëson fëmijëve që, për arsye të ndryshme, kanë shtyrë vaksinimin, që t’i marrin vaksinat e nevojshme.

Sipas IKShPK-së, gjatë këtij viti mbi 2,700 fëmijë të grupmoshës 2–5 vjeç janë vaksinuar përmes vaksinimit “catch-up”.


Instituti ka vlerësuar pozitivisht angazhimin e prindërve, profesionistëve shëndetësorë, institucioneve dhe qytetarëve për rritjen e vaksinimit dhe mbrojtjen e fëmijëve nga fruthi.

“Çdo fëmijë i vaksinuar është një fëmijë më shumë i mbrojtur dhe një hap më afër ndërprerjes së përhapjes së sëmundjes”, thekson IKShPK-ja.

Instituti u ka bërë thirrje prindërve që të kujdesen për vaksinimin e rregullt të fëmijëve dhe, në rastet kur vaksinimi është shtyrë, të shfrytëzojnë mundësinë e vaksinimit “catch-up”.

“Vaksinimi i rregullt + catch-up = më shumë fëmijë të mbrojtur!”, është mesazhi përmbyllës i IKShPK-së.

fruthrastepavaksinuar

Të ngjashme

Mbi 3,700 raste të reja vetëm për një vit, ky është kanceri që po prek më shumë kosovarët

Mbi 3,700 raste të reja vetëm për një vit, ky është kanceri që po prek më shumë kosovarët

16:00
ASK: Rastet me sëmundje malinje dhe beninje u rritën në 2025-tën, u regjistruan 3 mijë e 775 raste të reja

ASK: Rastet me sëmundje malinje dhe beninje u rritën në 2025-tën, u regjistruan 3 mijë e 775 raste të reja

17:39

Më shumë nga Lajme

  • 16:44Policia sqaron ndalimin e hyrje-daljeve dhe parkimit në Kuvend e Presidencë
  • 16:36Meta kërkon sërish lirimin nga burgu, dorëzon kërkesën në Gjykatën e Lartë
  • 16:34Kryediplomatja e BE-së i reagon Serbisë për Mlladiqin: Pajtimi s’ndodh duke nderuar autorët e krimeve
  • 16:32Dyshohet se tentuan të tjetërsojnë pronën 1.5 milionë euroshe në Fushë Kosovë, arrestohen pesë persona
  • 16:27Hapet “bodrumi i horrorit” në Obiliq, dyshohet për vendkultivim narkotikësh