Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Mbi 3,700 raste të reja vetëm për një vit, ky është kanceri që po prek më shumë kosovarët

GD
Gazeta Demos8 shtator 2026 në 16:00
Mbi 3,700 raste të reja vetëm për një vit, ky është kanceri që po prek më shumë kosovarët

Gjatë vitit 2025, tumoret malinje të organeve të tretjes rezultuan të jenë lloji i kancerit me numrin më të madh të rasteve të reja të raportuara në Kosovë, ndërsa grupmosha 65-69 vjeç u godit më së shumti nga sëmundjet malinje dhe beninje.

Sipas të dhënave të publikuara  nga Agjencia e Statistikave të Kosovës për  gjatë vitit 2025 janë regjistruar gjithsej 3,775 raste të reja, prej të cilave 1,927 te gratë dhe 1,848 te burrat.

Kanceri i organeve të tretjes kryeson me numrin e rasteve.

Llojet e kancerit me më së shumti raste të reja janë:

Lloji i kanceritRasteTumoret e organeve të tretjes685Melanoma dhe tumoret e lëkurës621Kanceri i gjirit601Tumoret e organeve gjenitale femërore409Tumoret e organeve të frymëmarrjes381Tumoret e traktit urinar276Tumoret e organeve gjenitale mashkullore262

Kanceri i gjirit mbetet diagnoza më e shpeshtë te gratë me 592 raste, ndërsa tumoret e organeve të tretjes dhe ato të lëkurës dominojnë në total.

Moshat më të prekura

Shifrat tregojnë se rreziku rritet ndjeshëm pas moshës 55-vjeçare.

Grupmoshat me numrin më të madh të rasteve janë:

  • 65-69 vjeç – 599 raste

  • 60-64 vjeç – 538 raste

  • 70-74 vjeç – 492 raste

  • 55-59 vjeç – 428 raste

  • 75-79 vjeç – 364 raste

Në anën tjetër, te fëmijët 0-4 vjeç janë regjistruar 22 raste, ndërsa në grupmoshën 5-9 vjeç vetëm 8 raste, duke treguar se incidenca është shumë më e ulët në moshat e hershme.

Burrat dhe gratë

  • Gratë: 1,927 raste

  • Burrat: 1,848 raste

Raporti evidenton se gratë kanë më shumë raste të raportuara në total, kryesisht për shkak të numrit të lartë të rasteve të kancerit të gjirit dhe tumoreve të organeve gjenitale femërore, ndërsa burrat dominojnë te tumoret e organeve të tretjes, frymëmarrjes dhe traktit urinar.

rastevjeçorganeve

Më shumë nga Lajme

  • 10:32Prifti italian u tregon gishtin e mesëm protestuesve të maskuar që ndoqën turistët e frikësuar drejt kishës
  • 10:27Rrustem Mustafa bën thirrje për unitet për ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Kush e shfrytëzon këtë çështje, nuk do të ketë sukses
  • 10:26Nafta shtrenjtohet sërish, thyen rekordin e muajve të fundit
  • 10:04Ndahet nga jeta policja mitrovicase, Bukurije Ferati
  • 10:03Burrë e grua sulmojnë dy zyrtarë policorë në Prishtinë, Policia jep detaje