Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

IKD: Moskonstituimi i Kuvendit deri më 7 gusht shkel Kushtetutën, por procesi duhet të vazhdojë

GD
Gazeta Demos7 gusht 2026 në 19:53
IKD: Moskonstituimi i Kuvendit deri më 7 gusht shkel Kushtetutën, por procesi duhet të vazhdojë

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) vlerëson se moskonstituimi i Kuvendit deri më 7 gusht 2026, në orën 24:00, përbën shkelje të Kushtetutës, Rregullores së Kuvendit dhe të aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese.

“Afati tridhjetëditor ka filluar me certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve më 8 korrik. Brenda këtij afati, Kuvendi duhet ta përfundojë seancën konstituive me zgjedhjen e Kryetarit dhe të nënkryetarëve. Seanca e 6 gushtit u ndërpre pas kërkesës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për kohë shtesë për negociata rreth zgjedhjes së Presidentit. Mirëpo, zgjedhja e Presidentit është proces i veçantë dhe nuk mund të vendoset si parakusht për konstituimin e Kuvendit.

“Në seancën konstituive nuk zhvillohet debat. Negociatat politike duhet të zhvillohen jashtë saj dhe nuk mund ta pezullojnë përmbushjen e një detyrimi kushtetues”, thuhet në reagimin e tyre, transmeton Klankosova.tv

Megjithëse, sipas IKD-së, afati është shkelur, Kushtetuta nuk përcakton shpërndarjen automatike të Kuvendit, përsëritjen e zgjedhjeve apo ndonjë pasojë të drejtpërdrejtë për kryesuesin e seancës.

“Mungesa e sanksionit nuk e ligjëson shkeljen, por as nuk e pamundëson vazhdimin e procesit”.

Prandaj, siç thotë IKD, deputetët e të gjitha partive duhet të marrin pjesë nesër në seancë, të votojnë për Kryetarin dhe nënkryetarët dhe ta përfundojnë konstituimin pa vonesa të tjera.

“Shkelja e afatit nuk duhet të përdoret si arsyetim për bojkot ose bllokadë të re. Nëse deputetët konsiderojnë se ndërprerja e seancës dhe kalimi i afatit kanë cenuar Kushtetutën, çështja duhet t’i dërgohet Gjykatës Kushtetuese. Problem tjetër serioz është vazhdimi i ushtrimit të funksioneve ministrore nga deputetët e zgjedhur.

Në Aktgjykimin P.A.NR.09/2025, Gjykata Supreme ka përcaktuar se, nga momenti i certifikimit të rezultateve, personi i zgjedhur konsiderohet deputet dhe nuk mund ta ushtrojë njëkohësisht funksionin e ministrit. Ministrat në detyrë që janë zgjedhur deputetë është dashur t’i përfundonin funksionet ekzekutive para certifikimit të rezultateve. Kjo nuk ka ndodhur as para certifikimit dhe as para dhënies së betimit më 6 gusht”.

“Vazhdimi i ushtrimit të dy funksioneve të papajtueshme është në kundërshtim me nenin 72 të Kushtetutës, me ndarjen e pushteteve dhe me standardin e vendosur nga Gjykata Supreme.

Çështja më urgjente lidhet me statusin e Kryetares së Kuvendit të Legjislatures së kaluar, znj. Albulena Haxhiut. Ajo e ka marrë ushtrimin e detyrës së Presidentes më 4 prill 2026 vetëm për shkak të funksionit të saj si Kryetare e Kuvendit.

Nga praktika, mandati i Kryetarit të legjislaturës së mëparshme vazhdon vetëm deri në seancën konstituive. Me thirrjen dhe fillimin e seancës konstituive të legjislaturës së re, ka përfunduar mandati i Albulena Haxhiut si Kryetare e Kuvendit”, thotë IKD.

kuvenditduhetmoskonstituimi

Të ngjashme

Kurti: Aktgjykimi i Speciales ka tri defekte kapitale, duhet të korrigjohen në Apel

Kurti: Aktgjykimi i Speciales ka tri defekte kapitale, duhet të korrigjohen në Apel

12:40
Kusari-Lila: Deri më 6 tetor duhet të zgjidhet presidenti dhe të ketë dakordim për ndryshimin e Ligjit për Specialen

Kusari-Lila: Deri më 6 tetor duhet të zgjidhet presidenti dhe të ketë dakordim për ndryshimin e Ligjit për Specialen

12:32
Haxhiu për Hamzën: E respektoj si kryetar të PDK-së, por nuk është “bashkëkryetar” në diskutimet për Presidentin

Haxhiu për Hamzën: E respektoj si kryetar të PDK-së, por nuk është “bashkëkryetar” në diskutimet për Presidentin

22:39
Haxhiu: Nuk na duhet një koalicion me PDK-në

Haxhiu: Nuk na duhet një koalicion me PDK-në

22:18

Më shumë nga Lajme

  • 12:54Kurti kërkon bashkëpunim në diplomaci: Rusia e Serbia do të përdorin aktgjykimin kundër Kosovës
  • 12:516 ditë afat për presidentin, Kurti: Nuk kemi emër të ri, por jam optimist që do t’ia dalim
  • 12:32Kurti përmend unitetin ndaj gjyqit të Hagës teksa flet për sfidën e presidentit: S’është e mençur të hyjmë në rivalitet të fushatës
  • 12:20Iniciativa e PDK-së, Kurti për ndryshimin e Ligjit për Specialen: Brenda javës pritet përgjigje
  • 12:10LDK në Ferizaj nuk e voton deklaratën kundër vendimit të Hagës, e lëshon sallën