Një person i arrestuar nën dyshimet për kryerjen e veprës penale “Vjedhje e rëndë” ka tentuar të arratiset nga Pallati i Drejtësisë gjatë ditës së djeshme.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, i cili ka bërë të ditur se i dyshuari është ndaluar me kohë nga zyrtarët policorë.

Sipas Policisë, gjatë tentimit për arratisje, i dyshuari ka pësuar lëndime trupore, për çka është dërguar për tretman mjekësor