Ai në një postim në Facebook shkruan se marrëdhëniet ndërmjet shteteve dhe institucioneve të të dyja shteteve janë të mbështetura në themele të forta miqësie, vëllazërie dhe bashkëpunimi të ndërsjellë.
“Në emër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emrin tim personal, kam kënaqësinë të përcjell urimet më të përzemërta z. Dimal Bashës për zgjedhjen si Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës”.
“Marrëdhëniet ndërmjet shteteve dhe institucioneve tona, janë të mbështetura në themele të forta miqësie, vëllazërie dhe bashkëpunimi të ndërsjellë. Këto lidhje, që burojnë nga populli, afërsia dhe vlerat tona të përbashkëta, paraqesin një pasuri të përbashkët për qytetarët e të dy vendeve tona”.