Policia e Kosovës ka bërë të ditur se i dyshuari për vrasjen e 29-vjeçarit në Pogragjë të Gjilanit është i njohur për organet e rendit dhe se është në kërkim.

Ai sipas Policisë së Kosovës pas aktit të kryer të dielën në mbrëmje dyshohet se është larguar nga vendi i ngjarjes.

“Lidhur me rastin një person i dyshuar mashkull kosovar i njohur për Policinë është vënë në kërkim policor, pasi dyshohet se pas kryerjes së veprës është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe njësitë përkatëse hetimore është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe operative për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, ka thënë Valon Osmani nga Policia e Kosovës.