Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se seanca e sotme është jashtë demokracisë, por thotë se opozita nuk e bojkoton atë.
“Sot jemi në një situatë anarkike, jashtë rendit, jashtë demokracisë. Betejën duhet ta bëjmë brenda Kuvendit e jashtë Kuvendit. Por do të ishte e fundit që opozita ta bojkotojë një seancë të tillë”, ka deklaruar Hoxhaj.




