Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në protestën e sotme në Prishtinë, e cila mbahet nga ora 16:00 në sheshin “Skënderbeu”.
Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj ka bërë thirrje për pjesëmarrje, duke theksuar mesazhin për liri dhe drejtësi.
“Për lirinë që fituam, për drejtësinë që kërkojmë!️ SOT, të gjithë në Prishtinë, nga ora 16:00”, ka shkruar Hoxhaj, duke e shoqëruar postimin me hashtagun #JoNëEmrinTim.
Në afishen e publikuar bashkë me thirrjen, protesta e 1 tetorit paralajmërohet me mesazhin: “Në këmbë për ata që na dhanë lirinë!”.