Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Hoxhaj lëshon mbledhjen e Komisionit për Arsim, kërkon ndryshimin e Ligjit për Specialen

GD
Gazeta Demos1 tetor 2026 në 10:44
Hoxhaj lëshon mbledhjen e Komisionit për Arsim, kërkon ndryshimin e Ligjit për Specialen

Kryetari i Komisionit për Arsim dhe Shkencë, nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka lëshuar mbledhjen e këtij komisioni, pas vendimit të Grupit Parlamentar të PDK-së për të mos marrë pjesë në komisione derisa Qeveria ta procedojë në Kuvend propozimin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Para largimit, Hoxhaj ka ftuar subjektet politike që ta amandamentojnë ligjin për Gjykatën Speciale, ndërsa ka lënë anëtarët e tjerë të vazhdojnë mbledhjen.

“Unë nuk do të propozoj asgjë për fushëveprimin e komisionit. Kam dashur të jem fer me juve dhe konkret vetëm se i takon kushtëzimit të komisionit. Unë e lëshoj këtë mbledhje. I ftoj kolegët dhe të gjitha subjektet politike që ta amandamentojnë ligjin për gjykatën speciale. Kolegët e tjerë çfarëdo që keni prej sugjerimeve sa i takon fushëveprimit të këtij komisioni besoj që mund t’i vazhdoni”, tha ai.

Pas largimit të Hoxhajt, drejtimin e mbledhjes e mori nënkryetarja e komisionit, Arjeta Fejza, e cila tha se komisioni nuk ndodhet në rrethana normale për të funksionuar.

“Sa i përket çështjes së ligjit, tashmë ka një diskutim i cili është duke u bërë nga subjektet politike, ka një qëndrim edhe të ministrisë dhe të kryeministrit në këtë proces. Në anën tjetër, ne si komision, siç u përmend edhe nga parafolësit, kemi çështje të cilat konkretisht e afektojnë mënyrën se si do të funksionojë arsimi në dritë të tij. Andaj pajtohem që ne nuk jemi në rrethana normale për të funksionuar. Uroj që sa më shpejt të konsolidohen të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës, edhe ne vërtet mund të vazhdojmë me punën tonë edhe si komision edhe si kuvend, më konkretisht si komision për arsim për të trajtuar të gjitha çështjet që bien mbi fushëveprimtarinë tonë”, tha ajo.

Pavarësisht largimit të Hoxhajt, anëtarët e pranishëm të komisionit votuan unanimisht për konstituimin dhe fushëveprimtarinë e tij. EO

komisionithoxhajmbledhjen

Të ngjashme

Hoxhaj: Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi janë “marrë peng padrejtësisht” nga BE-ja

Hoxhaj: Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi janë “marrë peng padrejtësisht” nga BE-ja

09:15

Më shumë nga Lajme

  • 11:32Ronaldos i merret numri 7 te Portugalia, ja kush e merr fanellën e tij
  • 11:18Prizreni voton unanimisht Deklaratën për aktgjykimin ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së
  • 11:16Meliza Haradinaj: Kosova të kërkoj nga Von der Leyen një Gjykatë Speciale për Serbinë
  • 10:58Gjykata Speciale: Nuk jemi konsultuar për nismën e ndryshimit të ligjit
  • 10:46“Me qëllim të hakmarrjes” Ish-zyrtari policor Festim Ramadani dënohet me 16 vite burgim për vrasjen e rëndë në Bibaj