Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Hoxhaj mbështet protestën e OVL-UÇK-së: Në emër të popullit të Kosovës, bashkë në protestë gjithëpopullore

GD
Gazeta Demos17 shtator 2026 në 18:35
Hoxhaj mbështet protestën e OVL-UÇK-së: Në emër të popullit të Kosovës, bashkë në protestë gjithëpopullore

Deputeti i PDK-së dhe ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ka shprehur mbështetjen për protestën gjithëpopullore të thirrur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, e cila do të mbahet nesër në Prishtinë.Hoxhaj ka shpërndarë në Facebook thirrjen për protestë, duke ftuar qytetarët që t’i bashkohen asaj.

“Në emër të popullit të Kosovës, në mbrojtje të UÇK-së. Bashkë në PROTESTË GJITHPOPULLORE! Shpërndaje te familja dhe miqtë!”, ka shkruar Hoxhaj.Protesta është thirrur për të premten, më 18 shtator, në orën 12:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, pas aktgjykimit të një dite më parë të Dhomave të Specializuara ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Hoxhaj, mik dhe bashkëpunëtor shumëvjeçar i ish-krerëve të UÇK-së, ishte të mërkurën në Hagë dhe e ndoqi nga afër shpalljen e aktgjykimit.Protestën e mbështetë edhe djali i ish-presidentit Thaçi, Endrit Thaçi.

Organizatat e dala nga lufta kanë deklaruar se protesta organizohet në mbrojtje të vlerave të luftës së UÇK-së dhe në kundërshtim me aktgjykimin e Gjykatës Speciale.

hoxhajprotestënprotestë

Të ngjashme

Hoxhaj, në Konferencën e Sigurisë në Berlin: BE-ja duhet të ketë rol më të fuqishëm në Ballkan, edhe në siguri

Hoxhaj, në Konferencën e Sigurisë në Berlin: BE-ja duhet të ketë rol më të fuqishëm në Ballkan, edhe në siguri

21:42
Hoxhaj: Kosovës i duhet një transformim rrënjësor në sektorin e arsimit

Hoxhaj: Kosovës i duhet një transformim rrënjësor në sektorin e arsimit

21:35
“Edhe sa?” – Sot protestë para Policisë, Gjykatës dhe Prokurorisë në Gjakovë

“Edhe sa?” – Sot protestë para Policisë, Gjykatës dhe Prokurorisë në Gjakovë

08:11

Më shumë nga Lajme

  • 08:46Pesë raste të dhunës në Kosovë, disa të dyshuar dërgohen në mbajtje
  • 08:44Abdul El-Sayed shpall fitoren në Michigan, bëhet myslimani i parë në Senatin amerikan
  • 08:14Mungesa e uniformave në polici, Morina: Zyrtarët e prokurimit duhet të mbajnë përgjegjësi
  • 08:12Goditet rrjeti ndërkombëtar i drogës/ Arrestohen 5 persona, sekuestrohen 37 kilogramë drogë
  • 07:58Dy ambasadorë, dy takime në Kuvend – Finlanda dhe Italia sot në agjendën e diplomacisë kosovare