Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Hoxha pret komandantin e NATO-s në Napoli dhe shefin e ri të KFOR-it, flasin për thellimin e bashkëpunimit

GD
Gazeta Demos14 tetor 2026 në 18:45
Hoxha pret komandantin e NATO-s në Napoli dhe shefin e ri të KFOR-it, flasin për thellimin e bashkëpunimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka pritur të mërkurën në takim admiralin George M. Wikoff, komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, si dhe komandantin e ri të misionit të KFOR-it në Kosovë, gjeneralmajorin Roberto Vergori.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, gjatë takimit është diskutuar për situatën e sigurisë në vend dhe bashkëpunimin ndërmjet Policisë së Kosovës dhe misionit të KFOR-it.

Hoxha i ka njoftuar mysafirët për zhvillimet në fushën e sigurisë, ndërsa është diskutuar edhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit me strukturat ndërkombëtare të sigurisë.

“Gjatë këtij takimi kolonel Hoxha i njoftoi ata rreth situatës së sigurisë në Kosovë, si dhe për bashkëpunimin e ndërsjellë me misionin e KFOR-it në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Po ashtu, në takim janë trajtuar edhe tema të tjera me interes në fushën e sigurisë dhe avancimi i mëtejshëm i bashkëpunimit me Komandën e Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli dhe misionin e KFOR-it.

“U diskutuan edhe tema të tjera me interes në fushën e sigurisë, si dhe avancimi i mëtutjeshëm i bashkëpunimit”, thuhet në njoftim.

kfor-ithoxhabashkëpunimit

Të ngjashme

Sveçla takon komandantin e NATO-s në Napoli dhe shefin e ri të KFOR-it, diskutohet siguria në Kosovë

Sveçla takon komandantin e NATO-s në Napoli dhe shefin e ri të KFOR-it, diskutohet siguria në Kosovë

18:29
Ndërrohet komanda e KFOR-it, Vergori: Jemi krenarë për misionin tonë!

Ndërrohet komanda e KFOR-it, Vergori: Jemi krenarë për misionin tonë!

13:06
Konjufca në Pragë: Kosova dëshmi e suksesit të bashkëpunimit transatlantik

Konjufca në Pragë: Kosova dëshmi e suksesit të bashkëpunimit transatlantik

21:00
Kurti takim lamtumirës me komandantin e KFOR-it: Ulutaş largohet nga Kosova si mik

Kurti takim lamtumirës me komandantin e KFOR-it: Ulutaş largohet nga Kosova si mik

20:10

Më shumë nga Lajme

  • 19:43Protestuesit në Tiranë nuk ndalen, pas bizneseve shkatërrojnë edhe semaforë e kangjella
  • 19:38Statusi kandidat i Kosovës në BE, Zulfaj takohet në Bruksel me eurodeputetin Adnan Dibrani
  • 19:28“Jep dorëheqje, o i pafytyrë!” – Agim Bahtiri i VV-së shpërthen ndaj Edi Ramës për protestat në Shqipëri
  • 19:26Pak minuta para ndeshjes, Fenerbahce njofton për lëndimin e Asensios… Kante dhe Lukaku gati!
  • 19:20Haziri: LDK nuk e ka kundërshtuar Ligjin për Specialen