Fenerbahçe ka bërë të ditur gjendjen fizike të Marco Asensios, N’Golo Kantes dhe Romelu Lukakut, në prag të përballjes me Aston Villan.
Klubi turk ka njoftuar se pas vlerësimeve nga ekipi mjekësor dhe stafi teknik, janë evidentuar reagime në zonën e gjurit te Asensio dhe Kanté, si dhe në pulpën e këmbës te Lukaku, si pasojë e goditjeve të marra në ndeshjen e fundit
Pas ekzaminimeve, Fenerbahçe ka vendosur që Marco Asensio të mos jetë pjesë e skuadrës për ndeshjen ndaj Aston Villës, si masë parandaluese.
KAMUOYU BİLGİLENDİRME
Aston Villa karşılaşması öncesinde futbolcularımızın sağlık durumları, sağlık ekibimiz ve teknik heyetimiz tarafından değerlendirilmiştir.
Son karşılaşmada aldıkları darbelere bağlı olarak Marco Asensio ve N’Golo Kanté’nin diz bölgelerinde, Romelu… pic.twitter.com/L47Z83cCyx
— Fenerbahçe SK (@Fenerbahce) October 14, 2026
Vendimi për spanjollin lidhet edhe me planin e rikthimit të tij gradual në ritmin e ndeshjeve, pas periudhës së rehabilitimit, me synimin që minutat e tij në fushë të rriten në mënyrë progresive.
Ndërkohë, N’Golo Kanté dhe Romelu Lukaku do të jenë pjesë e listës së lojtarëve për këtë përballje, pavarësisht shqetësimeve fizike të evidentuara pas ndeshjes së fundit.
Kështu, Asensio do ta ndjekë nga jashtë këtë sfidë, ndërsa Kanté dhe Lukaku mbeten në dispozicion të stafit teknik për ndeshjen ndaj skuadrës angleze.