Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, mori pjesë në edicionin e 30-të të Forumit 2000 në Pragë, në panelin “Bridging the Divide – Crafting a Transatlantic Roadmap for Tech & Economic Security”, ku diskutoi rëndësinë e bashkëpunimit transatlantik për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.
Gjatë diskutimit, Zëvendëskryeministri Konjufca theksoi se Republika e Kosovës është dëshmi konkrete e suksesit të bashkëpunimit transatlantik.
Nga një vend i shkatërruar nga lufta në një demokraci që sot po lulëzon në paqe, Kosova ka shënuar përparim të vazhdueshëm falë qëndrueshmërisë së institucioneve të saj dhe partneritetit të fuqishëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian.


