Komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli, Admirali George M. Wikoff, ka zhvilluar takime me ministrin e Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçlën, si dhe me, drejtorin e Policisë, Gazmend Hoxhën.
Sveçla, në postimin e tij ka shkruar se ai me Wikoff, kanë diskutuar për situatën e sigurisë në vend, dhe për progresin e arritur dhe bashkëpunimin ndërmjet Policisë së Kosovës dhe KFOR-it në shërbim të paqes dhe stabilitetit në vend.
Postimi:
Kisha kënaqësinë të pres në Ministrinë e Punëve të Brendshme Komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli, Admiralin George M. Wikoff, dhe Komandantin e ri të KFOR-it në Kosovë, Gjeneralmajorin Roberto Vergori.




