Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar procesin e themelimit të institucioneve të reja pas zgjedhjeve parlamentare, duke e cilësuar atë si jokushtetues
Hoti ka ngritur shqetësime për vonesën e konstituimit të Kuvendit, funksionimin e Qeverisë në detyrë dhe ushtrimin e detyrës së presidentes nga ish-kryetarja e Kuvendit.
Sipas tij, përgjegjës për këtë situatë janë kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe ata që, siç shprehet Hoti, e pasojnë.




