Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Hoti mbështet protestën e OVL-UÇK: Të japin përgjegjësi të gjitha ata që kanë qenë të përfshirë në këtë “ekspozitë të masakruar”

GD
Gazeta Demos29 mars 2026 në 19:54
Hoti mbështet protestën e OVL-UÇK: Të japin përgjegjësi të gjitha ata që kanë qenë të përfshirë në këtë “ekspozitë të masakruar”

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka shprehur mbështetje të plotë për protestën e thirrur nga OVL-UÇK kundër ekspozitës që përmban të dhëna të pasakta mbi masakrat në Kosovë.

Hoti për GazetaBlic ka theksuar se ky veprim, i cili trajton në mënyrë të papërgjegjshme plagët e hapura të vendit dhe familjarëve të viktimave, duhet të marrë fund.

“Unë, si deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, e mbështes plotësisht këtë iniciativë. Kjo sjellje e papërgjegjshme ndaj plagëve ende të hapura të Kosovës dhe familjarëve të viktimave duhet të marrë fund”, tha Hoti.

Ai ka bërë thirrje për përgjegjësi të plotë nga të gjithë ata që kanë qenë të përfshirë në ekspozitën me të pavërteta, duke nënvizuar se drejtësia dhe përgjegjësia janë të vetmet mënyra për të shëruar plagët e hapura.

“Është e domosdoshme që të ketë përgjegjësi të plotë nga të gjithë ata që kanë qenë të përfshirë në këtë “ekspozitë të masakruar” me të pavërteta për masakrat në Kosovë. Vetëm përmes drejtësisë dhe përgjegjësisë së atyre që shtrembërojnë historinë mund të shërohen plagët e hapura nga ky veprim”, tha Hoti

LDK

Më shumë nga Lajme

  • 23:42Arbër Hajdari mohon përfshirjen në garën për Bashkinë e Tiranës: S’kam ëndërruar ndonjëherë të më punësojë larg qoftë Lali Eri
  • 23:28Fruthi nuk ndalet në Kosovë, 269 raste të konfirmuara dhe 27 të reja brenda javës
  • 22:56Parashikimi i motit për të martën, në zonat malore priten reshje të dendura bore
  • 22:46Situata në Polici, Ramadani: Sveçla duhet të ecë n’shpi
  • 22:39“Ky proces ka me e ba lider të opozitës Përparim Ramën”, Albatros Rexhaj: Të përsekutuarit politikë rriten