Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Hiqen barrierat për tur-operatorët mes Shqipërisë dhe Kosovës, pritet të ulen paketat turistike

GD
Gazeta Demos14 shkurt 2026 në 20:53
Hiqen barrierat për tur-operatorët mes Shqipërisë dhe Kosovës, pritet të ulen paketat turistike

Për të nxitur rritjen e numrit të vizitorëve të huaj, qeveria shqiptare ka vendosur të heqë barrierat burokratike dhe operacionale për agjencitë turistike. Në Fletoren Zyrtare është publikuar ligji për ratifikimin e vendimit të Komitetit të Përbashkët të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore “Për lehtësimin e tregtisë së shërbimeve të ofruara nga agjencitë e udhëtimit dhe operatorët turistikë”.

Ai synon të krijojë një regjim të ri lehtësues për bizneset shqiptare të turizmit që duan të operojnë në Kosovë, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi, Serbi, Bosnje dhe Moldavi, dhe anasjelltas. Me këtë ligj u jepet fund licencave të dyfishta.

“Tashmë një agjenci që operon në Shqipëri mund të hapë filial edhe në vendet e rajonit. Po ashtu kemi më pak burokraci, më pak kosto”, tha Fjorida Zani, turoperatore Tv Klan.

Krahas lehtësive për agjencitë turistike, ky vendim pritet të rrisë edhe numrin e turistëve, falë paketave më të ulëta të shërbimit.

“Pritet të kemi më shumë turistë që vijnë të vizitojnë vendin, pasi kemi edhe paketa për të gjithë Ballkanin”.

Me ratifikimin e kësaj marrëveshjeje, tashmë në vendet e rajonit operatorët turistikë dhe guidat mund të punojnë përkohësisht në vendet fqinje pa pasur nevojë të hapin zyrë në një vend tjetër. Operatori turistik mjafton të pajiset vetëm me një njoftim elektronik që përmban të dhënat e subjektit, duke lehtësuar lëvizshmërinë e guidave turistike dhe rritjen e tyre.

Më shumë nga Lajme

  • 23:37Përditësohen të dhënat e fundit, deri në gjysmë ore pritje për dalje nga Kosova
  • 23:00Vuçiq akuzon komandantin e KFOR-it: Turku dëshiron ta hapë urën e Ibrit, do t’i lutem Rutte-s të mos e bëjë
  • 22:50Përmirësohet situata, katër vatra aktive të zjarrit në Shqipëri
  • 22:38Matoshi: Kurti s’po mundohet fare ta bëjë presidentin, dëshiron ta çojë vendin në zgjedhje
  • 22:28Komisioni Evropian: Ura duhet t’i lidhë komunitetet