Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Heroizëm në Mitrovicë: Ekipi mjekësor i shpëton jetën një fëmije pasi ra në ujë

GD
Gazeta Demos31 korrik 2026 në 22:01
Heroizëm në Mitrovicë: Ekipi mjekësor i shpëton jetën një fëmije pasi ra në ujë

Një fëmijë është shpëtuar falë reagimit të shpejtë të ekipit mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, pasi kishte rënë në ujë në një nga restorantet e qytetit.

Sipas njoftimit të spitalit, fëmija është dërguar në repartin e Emergjencës në gjendje të rënduar shëndetësore nga ekipi i Urgjencës së Qytetit.

Menjëherë pas pranimit në Emergjencë, stafi mjekësor ka ndërmarrë masat reanimuese. Në ndërhyrje kanë marrë pjesë Dr. Mirjeta Binakaj Gërxhaliu, specialiste e mjekësisë emergjente, si dhe ekipi i anestezionit i udhëhequr nga Dr. Veton Pllana.

Po ashtu, në trajtimin e fëmijës janë angazhuar edhe infermierët Gjyljeta Hajdari, Saranda Rexha, Luljeta Sadiku, si dhe tekniku i anestezionit, Musa Kurti.

Pas stabilizimit të gjendjes shëndetësore, spitali bëri të ditur se fëmija është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), i shoqëruar nga mjeku emergjent dhe infermierët, për trajtim të mëtejshëm, me parametra shëndetësorë më të qëndrueshëm.

Më shumë nga Lajme

  • 09:41Era shkaktoi dëme në shumë sera bujqësore në Prishtinë, drejtoresha e Bujqësisë u bën thirrje fermerëve të paraqesin kërkesat për kompensim
  • 09:37Tahiri kërkon reagimin zyrtar të BE-së ndaj këngës nacionaliste serbe: Kosova të intensifikojë diplomacinë me SHBA-në
  • 09:35Kurti ndalon tregtimin e energjisë elektrike me kompanitë serbe: Masë e parë ndaj tyre, mund të përshkallëzohet nëse nuk ka reflektim
  • 09:28Një grua dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Prizrenit, dyshohet se iu përkeqësua gjendja gjatë intervistimit në Polici
  • 09:24Haxhiu: Presim sqarime nga Komisioni Evropian për këngët nacionaliste që u kënduan në hapjen e Forumit të zgjerimit të BE-së