Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Haxhu: Votat me postë duhet t’i nënshtrohen ekspertizës forenzike grafologjike

GD
Gazeta Demos24 janar 2026 në 12:36
Haxhu: Votat me postë duhet t’i nënshtrohen ekspertizës forenzike grafologjike

Kandidati i PDK-së për deputet, Bekim Haxhiu, ka kërkuar që votat me postë duhet t’i nënshtrohen ekspertizës forenzike grafologjike.

Ai ka bërë me dije se vetëm një hetim i tillë mund të zbulojë ekzistencën e një skeme të gjerë kriminale në procesin e votimit jashtë vendit.

Në profilin e tij në “Facebook”, Haxhiu e ka përshëndetur aksionin e djeshëm të Prokurorisë së Prizrenit ndaj manipuluesve të votave, duke kërkuar që edhe Kryeprokurori i Kosovës duhet të veprojnë me të njëjtin standard ligjor.

“Veprimi i Kryeprokurorit të Prizrenit, z. Petrit Kryeziu, meriton vlerësim publik për përgjegjësinë institucionale të treguar në zbatimin e ligjit kundër manipuluesve të votës. Zbatimi i barabartë i ligjit duhet të shtrihet në të gjithë procesin zgjedhor, përfshirë edhe veprimet në QNR dhe KQZ, ku janë administruar vota me postë të pranuara jashtë afatit ligjor, për të cilat ekzistojnë dyshime të bazuara për manipulim. Prokuroria, në përputhje me detyrimet kushtetuese dhe ligjore, ka obligim të hetojë çdo dyshim për keqpërdorim të votës, përfshirë votat në QKN, QNR, si dhe votat e ardhura me postë, të cilat janë pranuar, administruar dhe përfshirë në rezultatin zgjedhor në kundërshtim me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme. Këto veprime përbëjnë shkelje serioze të integritetit të procesit zgjedhor”, ka shkruar ai, duke treguar kërkesat e tij.

“Për këtë arsye, votat me postë duhet t’i nënshtrohen ekspertizës forenzike grafologjike, si pjesë e një hetimi të pavarur, profesional dhe të paanshëm. Një hetim i tillë mund të zbulojë ekzistencën e një skeme të gjerë kriminale në procesin e votimit jashtë vendit. Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe Kryeprokurori i Kosovës duhet të veprojnë me të njëjtin standard ligjor, në mënyrë që asnjë votë e manipuluar apo e pranuar jashtë afatit ligjor të mos përfshihet në rezultatin përfundimtar zgjedhor. Vetëm një proces gjithëpërfshirës i zbatimit të ligjit dhe verifikimit të çdo vote mund të rikthejë besimin minimal në një proces zgjedhor tashmë të komprometuar në tërësinë e tij. Ligji është i barabartë për të gjithë. Askush nuk është mbi ligjin”, ka shkruar ai.

Bekim Haxhiu

Më shumë nga Lajme

  • 21:03Ndërpritet furnizimi me ujë në Spitalin e Mitrovicës së Veriut, KRU “Mitrovica” po punon për sanimin e defektit
  • 21:02Sveçla i reagon Ramës: Familja nuk duhet të jetë pjesë e debatit, por përgjigju për qeverisjen
  • 20:52“Kosova varet 100% nga importi”, Ahmeti kërkon masa pas rritjes së çmimeve të derivateve
  • 20:51Trump: Bisedimet me Iranin po vazhdojnë, Ngushtica e Hormuzit mund të rihapet që nesër
  • 20:44Incidenti në Malishevë: Ia gjobitën vëllanë 40 euro, rrahu tre policë