Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Haxhiu viziton sportistët kosovarë në fshatin mesdhetar: Uroj të kthehemi me medalje

GD
Gazeta Demos22 gusht 2026 në 16:06
Haxhiu viziton sportistët kosovarë në fshatin mesdhetar: Uroj të kthehemi me medalje

U.d. e presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka vizituar sportistët kosovarë që po qëndrojnë në Fshatin Mesdhetar në Taranto, ku po zhvillohen Lojërat Mesdhetare.

Gjatë vizitës, ajo takoi nga afër sportistët dhe bashkëbisedoi me ta për garat, përvojën e deritanishme dhe sfidat që i presin në ditët në vijim.

“Sot vizituam Fshatin Mesdhetar në Taranto, ku po qëndrojnë sportistët tanë gjatë Lojërave Mesdhetare. Fshati këtë herë ka një organizim të veçantë, me sportistët të akomoduar në dy anije të ankoruara në port, Aroya dhe Romantika”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

“Gjatë vizitës patëm mundësinë të takojmë nga afër sportistët tanë, të bisedojmë me ta për garat, përvojën e deritanishme dhe sfidat që i presin në ditët në vazhdim. Ishte kënaqësi të shohim përkushtimin dhe krenarinë me të cilën secili prej tyre e përfaqëson Kosovën”.

Ajo u shpreh se institucionet do të jenë pranë sportistëve dhe do t’i mbështesin në çdo paraqitje.

“Garat tashmë kanë filluar dhe ne do të jemi pranë sportistëve tanë, duke i mbështetur në çdo paraqitje”.

“Urojmë që puna e tyre të shpërblehen me rezultate sa më të mira, që emri i Kosovës të dëgjohet sa më shpesh dhe që nga Taranto të kthehemi me medalje”

sportistëthaxhiufshatin

Të ngjashme

Haxhiu në Bruksel, i kërkon PE-së angazhim për shqyrtimin e kërkesës së Kosovës për anëtarësim në BE

Haxhiu në Bruksel, i kërkon PE-së angazhim për shqyrtimin e kërkesës së Kosovës për anëtarësim në BE

19:24
Haxhiu: Presim sqarime nga Komisioni Evropian për këngët nacionaliste që u kënduan në hapjen e Forumit të zgjerimit të BE-së

Haxhiu: Presim sqarime nga Komisioni Evropian për këngët nacionaliste që u kënduan në hapjen e Forumit të zgjerimit të BE-së

09:24

Më shumë nga Lajme

  • 10:52"Jashtëzakonisht e dhimbshme", Kurti flet për vizitën e Jakup Krasniqit: Bashkëndjejmë me vuajtjen e tyre
  • 10:47Hamza për vizitën e Krasniqit: Është dashur të ishte në shtëpi pranë bashkëshortes, e jo në burg
  • 10:36Ndarjet aktuale buxhetore për shërbimet sociale, proteston KOMF dhe Rrjeti i Grave të Kosovës
  • 10:25Ligji për Specialen, Çitaku pas takimit me Kurtin: S’kemi dallime në përmbajtje, vetëm në procedurë
  • 10:15Besnik Tahiri: Ligji për Gjykatën Speciale duhet të kalojë sot, besoj se votat janë siguruar