Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Haxhiu për tragjedinë në Shëngjin: Institucionet e Kosovës në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet shqiptare

GD
Gazeta Demos3 qershor 2026 në 21:58
Haxhiu për tragjedinë në Shëngjin: Institucionet e Kosovës në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet shqiptare

U.d. e Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas ngjarjes tragjike të ndodhur në bregdetin e Shëngjinit, ku dy të rinj nga Kosova humbën jetën, ndërsa tre të tjerë mbetën të lënduar.

Përmes një postimi, Haxhiu tha se lajmi për humbjen e jetëve të dy shtetasve të Kosovës është pritur me dhimbje të thellë, duke shprehur ngushëllime për familjet e viktimave

Ajo bëri të ditur se institucionet e Kosovës janë në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet e Shqipërisë dhe po ofrojnë mbështetjen e nevojshme lidhur me rastin.

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ngjarjen tragjike të ndodhur sot në bregdetin shqiptar, ku dy të rinj, shtetas të Republikës sonë, humbën jetën. Institucionet tona janë në kontakt të vazhdueshëm dhe të ngushtë me autoritetet e Republikës së Shqipërisë, duke ofruar mbështetjen e nevojshme”, ka shkruar Haxhiu.

Ajo u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjeve dhe të afërmve të viktimave, ndërsa të lënduarve u ka uruar shërim dhe rikuperim sa më të shpejtë.

Ngjarja ndodhi në Shëngjin, ku pesë të rinj nga Kosova u futën për t’u larë në det, por u morën nga dallgët e shkaktuara nga erërat e forta. Dy prej tyre humbën jetën, ndërsa tre të tjerët u shpëtuan dhe po trajtohen në spital.

Postimi i plotë:

Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ngjarjen tragjike të ndodhur sot në bregdetin shqiptar, ku dy të rinj, shtetas të Republikës sonë, humbën jetën, ndërsa tre të tjerë, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën, ndodhen ende në gjendje të rënduar. Institucionet tona janë në kontakt të vazhdueshëm dhe të ngushtë me autoritetet e Republikës së Shqipërisë, duke ofruar mbështetjen e nevojshme. Familjeve të viktimave dhe të afërmve të tyre u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta. Të lënduarve u uroj forcë, rikuperim dhe shërim sa më të shpejtë.

albulena haxhiu

Më shumë nga Lajme

  • 07:28Sot mot me diell e vranësira
  • 23:45Afati po afron, Spahiu: Vështirë të arrihet marrëveshje për presidentin
  • 22:56Nesër në ora 10:00 Kurti mbledh Qeverinë, s’ka rend dite në njoftim
  • 22:44Ergys Agasi mohon takimet me Vlora Hysenin, avokati Haxhia flet në emër të të akuzuarit nga SPAK
  • 22:35Aksident mes dy motoçikletave në Prishtinë, tre persona të lënduar