Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Haxhiu: Opozita vazhdimisht ka kundërshtuar reformat në sistemin e drejtësisë, vetëm për të zvarritur proceset

GD
Gazeta Demos11 gusht 2025 në 11:28
Haxhiu: Opozita vazhdimisht ka kundërshtuar reformat në sistemin e drejtësisë, vetëm për të zvarritur proceset

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka akuzuar opozitën për pengimin e reformave në sistemin e drejtësisë .

Sipas saj, opozita ka dorëzuar komente në Gjykatën Kushtetuese kundër amendamenteve për procesin e vetingut, ka kontestuar dy herë reformën në Këshillin Prokurorial dhe po aq herë Ligjin për krijimin e Byrosë për konfiskimin dhe sekuestrimin e pasurisë së pajustifikuar.

“Për vite me radhë, opozita ka shprehur kundërshtime të vazhdueshme ndaj reformave të thella në sistemin e drejtësisë, duke përdorur instrumentet kushtetuese për t’i zvarritur ato. Ata kanë dorëzuar komente në Gjykatën Kushtetuese kundër amendamenteve kushtetuese për procesin e vetingut, kanë kontestuar dy herë radhazi reformën në Këshillin Prokurorial dhe kanë sfiduar po aq herë në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për krijimin e Byrosë për konfiskimin dhe sekuestrimin e pasurisë së pajustifikuar”, shkruan Haxhiu.

Tutje ajo thotë se gjatë kohës kur VV-ja ishte në opozitë, ka kontestuar vetëm çështje të cilat i ka konsideruar të dëmshme, si Gjykata Speciale, marrëveshja për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, Ligji për Amnistinë e kriminelëve serbë dhe demarkacioni me Malin e Zi.

Sipas Haxhiut, pavarësisht këtyre pengesave, reformat kanë avancuar. Procesi i vetingut ka marrë miratimin, reforma në Këshillin Prokurorial është zbatuar, ndërsa Byroja për konfiskimin e pasurisë është në fazën e fundit të shqyrtimit në Gjykatën Kushtetuese, me pritje që të miratohet.

“Në vend që të ofronte kontribut konstruktiv për përmirësimin e sistemit të drejtësisë, opozita ka zgjedhur një qasje obstruksioniste, me qëllim të zvarritjes së proceseve reformuese. Po, edhe ne gjatë kohës sa ishim në opozitë kemi kontestuar çështje në Gjykatën Kushtetuese, por gjithnjë dhe vetëm ato që janë konsideruar të dëmshme si psh Gjykata Speciale, Zajednica, Ligji për Amnistimin e kriminelëve serb, Demarkacioni me Malin e Zi e të tjera si këto”, ka thënë Haxhiu.

“Megjithatë, pavarësisht këtyre pengesave, reformat kanë avancuar:

– Vetingu ka marrë dritën e gjelbër, – Reforma në Këshillin Prokurorial u jetësua, dhe – Byroja për konfiskimin e pasurisë është në fazën përfundimtare të shqyrtimit nga Gjykata Kushtetuese, me pritje që të miratohet. Pavarësisht vonesave dhe përpjekjeve për ta ndalur këtë proces, rruga drejt forcimit të shtetit të së drejtës është e pandalshme”, ka shkruar ajo në Facebook.

Më shumë nga Lajme

  • 23:41Berisha: Rinia është e bindur në pafajësinë e krereve të UÇK-së, duhet ta bëjmë luftën ligjore
  • 23:35Deklaratat e ndryshuara të Gërvallës s’mbetën pa pasoja, koha kur u morën si referencë për ta mbajtur në burg Selimin
  • 23:30Moti të dielën: Temperaturat deri në 19°C
  • 23:22“Moska ta ndalë luftën”, kryediplomati gjerman e telefonon homologun e Ukrainës menjëherë pas takimit me Lavrov
  • 23:12Mijëra qytetarë në protestën e 11-të në Prishtinë, Vlora Çitaku: Sonte, çdo ditë e çdo natë, UÇK