Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Haxhiu në sulm për ta diskredituar vendimin e Kushtetueses, thotë se ndikoi Serbia, e përfshin edhe Radoiçiqin

GD
Gazeta Demos10 gusht 2025 në 13:49
Haxhiu në sulm për ta diskredituar vendimin e Kushtetueses, thotë se ndikoi Serbia, e përfshin edhe Radoiçiqin

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu iu kthye çështjes së gjyqtarit të Kushtetueses, Radomir Llaban, pasi Gjykata njoftoi të premten se ka vendosur për anulimin e disa vazhdimeve të seancës konstituive të Kuvendit dhe se kjo duhet të përmbyllet brenda 30-ditësh. Ajo vendosi që një kandidat për kryetar të Kuvendit duhet të votohet në votim të hapur deri në tri herë.

“Së fundmi u rikthye sërish në vëmendje përbërja e Gjykatës Kushtetuese, shqetësim ky i ngritur nga që në nismë të vendosjes së njërit prej gjyqtarëve serb aty”, tha Haxhiu në fillim të një konference për media.

Ajo tha se “Serbia asnjëherë nuk ka hequr dorë nga përpjekjet për ta destabilizuar Kosovën dhe për ta penguar zhvillimin e saj në të gjitha format e mundshme”, duke iu referuar aktgjykimit të Kushtetueses.

Haxhiu foli për Radomir Llaban, një gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese, për të cilin tha “është njëri nga bashkëpunëtorët e agjencisë për siguri dhe informim të Serbisë, e njohur si BIA”. Ajo tha se gjyqtari është i afërt edhe me Milan Radoiçiqin, dhe me Vladimir Radivojeviqin, një prej pjesëmarrësve në sulmin e shtatorit të vitit 2023 në Banjskë.

“Serbia ka përdorur historikisht dhe përdor edhe sot agjenturën me qëllim që të shtrijë ndikimin në çdo vend fqinj, e sidomos në Republikën e Kosovës. Në mesin e këtyre shembujve është edhe ai i anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Radomir Llabanit”, tha ajo.

Haxhiu hodhi dyshime për mënyrën e lirimit të Llabanit nga vuajtja e dënimit në Serbi, ndërsa u shpreh se ai dhe familja e tij përfitojnë direkt nga Serbia.

Për këtë, ai tha se “janë njoftuar edhe Prokuroria e Shtetit, Policia e Kosovës dhe Gjykata Kushtetuese”.

Albulena Haxhiu ishte e propozuara e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit. Kryetari i këtij subjekti politik, Albin Kurti nuk e ndërroi emrin e saj dhe organi më i lartë ligjvënës i vendit përfundimisht dështoi të konstituohej brenda afatit kushtetues, të dhënë në një aktgjykim paraprak të Gjykatës Kushtetuese, i cili nuk arriti ta zgjidhte ngërçin politik në vend.

Partia e Kurtit u përpoq ta bënte të fshehtë votimin në seancën konstituive, pasi Haxhiu dështoi disa herë në mënyrë të përsëritur që t’i merrte 61 votat e nevojshme për t’u zgjedhur.

Më shumë nga Lajme

  • 21:45Rama kritikon Kurtin: Sot u bë kryeministër me votat e Vetëvendosjes dhe Listës Serbe
  • 21:28Emrat e 15 kandidatëve për deputetë që pritet t’i zëvendësojnë ministrat e Qeverisë Kurti 4
  • 21:23“Rezerva vetëm për 5 ditë”, rritje apo ulje e çmimit të naftës? Ja çfarë thotë kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve
  • 21:12Policia sqaron masat e sigurisë për 16 shtatorin: Procedura të rregullta policore
  • 20:4172 orë para vendimit në Hagë, komandantët e UÇK-së mblidhen në Drenicë tek Sami Lushtaku