Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka pritur sot në Presidencë përfituesit e thirrjes së parë publike të Zyrës së Presidentes për vitin 2026.
Gjatë takimit, Haxhiu bëri të ditur se përmes kësaj thirrjeje janë përzgjedhur 74 përfitues, ndërsa për financimin e projekteve të tyre janë ndarë gjithsej 150 mijë euro.
Ajo tha se projektet e përzgjedhura mbulojnë fusha të ndryshme, përfshirë mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut, çështjet gjinore dhe integrimin socio-ekonomik, sportin, artin, kulturën, shëndetësinë, përfaqësimin shtetëror dhe çështjet që lidhen me komunitetet në Kosovë.
“Fondet publike marrin kuptim atëherë kur shndërrohen në punë të dobishme, rezultate të prekshme dhe shumë mundësi për qytetarët e Republikës së Kosovës”, tha Haxhiu.
Sipas saj, projektet e përzgjedhura kanë lindur nga nevoja, ide apo përvoja konkrete, ndërsa përgjegjësia e përfituesve është që këto ide t’i kthejnë në rezultate të dukshme dhe mundësi që u shërbejnë qytetarëve.
Haxhiu theksoi gjithashtu se me nënshkrimin e kontratave nis përgjegjësia për realizimin e projekteve sipas marrëveshjeve të miratuara, si dhe për përdorimin e përgjegjshëm dhe transparent të mjeteve publike.
Ajo tha se Zyra e Presidentes do të vazhdojë të mbështesë nisma që i shërbejnë interesit publik dhe krijojnë më shumë hapësirë për pjesëmarrje, zhvillim dhe përfshirje në shoqëri.
Në fund, Haxhiu bëri të ditur se për organizatat dhe individët që nuk kanë përfituar nga thirrja e parë do të hapet edhe një thirrje tjetër publike, duke i ftuar të gjithë të interesuarit të aplikojnë