Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme LIVE

Haxhiu dhe Kurti bëjnë homazhe te memoriali “Kosova kujton”: Gjithmonë do të qëndrojmë me Amerikën

GD
Gazeta Demos11 shtator 2026 në 09:23
Haxhiu dhe Kurti bëjnë homazhe te memoriali “Kosova kujton”: Gjithmonë do të qëndrojmë me Amerikën

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, së bashku me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, kanë bërë homazhe te memoriali “Kosova kujton”, kushtuar viktimave të 11 shtatorit, në ShBA.

Në një fjalë rasti te ky memorial, Kurti tha se një prej vizitave më mbresëlënëse që ka zhvilluar në ShBA ka qenë ajo e vitit të kaluar, kur bashkë me bashkëshorten e tij Ritën, kishin vizituar memorialin dhe muzeun e 11 Shtatorit në Nju Jork.

“Prej të gjitha udhëtimeve që i kam bërë në ShBA, njëra prej vizitave më mbresëlënëse ka qenë vizita bashkë me gruan time, Rita, te memoriali dhe muzeu i 11 shtatorit, te ‘Ground Zero’ të qytetit të Nju-Jorkut të vitit të kaluar. Aty patëm mundësi të bëjmë homazhe, të kujtojmë viktimat dhe të mësojmë e reflektojmë mbi të gjitha aspektet e sulmeve të asaj dite”.

“Sot jemi mbledhur këtu për të shënuar përvjetorin e 25-të të atij sulmi”, deklaroi Kurti.

Ai tha se ky sulm ishte më vdekjeprurësi që ka përjetuar ShBA-ja ndonjëherë.

“Kosova qëndron përkrah ShBA-së, jo vetëm se ShBA-ja nuk e ka braktisur kurrë Kosovën. Ne qëndrojmë dhe gjithmonë do të qëndrojmë me Amerikën sepse përkushtimi ynë ndaj lirisë dhe demokracisë, dhe vendosmëria jonë për t’i mbrojtur këto vlera, është i palëkundur”, theksoi kryeministri në detyrë.

Kurti tregoi edhe mesazhin që kishte lënë gjatë vizitës që i kishte bërë muzeut “Ground Zero” në Nju-Jork vitin e kaluar.

“Në dalje të muzeut Ground Zero, lash një shënim të thjeshtë para një viti: ‘Memory lives, freedom wins’, pra, ‘Kujtesa jeton, liria fiton’”, potencoi në fund kreu në detyrë i ekzekutivit.

kurtihomazhememoriali

Të ngjashme

Kurti takohet me ministrin malazez, në fokus reforma e administratës publike dhe digjitalizimi

Kurti takohet me ministrin malazez, në fokus reforma e administratës publike dhe digjitalizimi

18:35
Kurti përuron Zyrën e re të Punësimit në Gjakovë, thotë se synojnë uljen e papunësisë nën 10 për qind

Kurti përuron Zyrën e re të Punësimit në Gjakovë, thotë se synojnë uljen e papunësisë nën 10 për qind

17:21
Kurti në konferencën për medresetë: Sot funksionojnë lirshëm në Kosovë dhe Shqipëri

Kurti në konferencën për medresetë: Sot funksionojnë lirshëm në Kosovë dhe Shqipëri

16:02
Kurti shpreh ngushëllime për viktimat e aksidentit tragjik në Spanjë

Kurti shpreh ngushëllime për viktimat e aksidentit tragjik në Spanjë

14:13

Më shumë nga Lajme

  • 23:26Nesër Gjykata e Apelit shqyrton ankesën e Naim Murselit
  • 23:01“Arlinda m’ka thirrë n’telefon tha ma dhanë të drejtën për djalin por e mori baba”, Natyra Kuçi në Pressing
  • 22:48“E pafalshme”, Deliu-Kodra: Ende pa u varrosur Arlinda Zekaj, Donika Gërvalla tha në Kuvend se ajo nuk iu drejtua qeverisë për ndihmë
  • 22:47Dyshime tronditëse për ekonominë serbe: Miliardat nga droga fryjnë PBB-në e Serbisë
  • 22:46“Pasi ia mori jetën Arlindës, deshi të…”, zbulohet se si u tentua që Sylaj të shpëtojë nga paraburgimi