Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Hasani: Gjykata tregoi se kush e bllokoi kuvendin, por duhej ta sanksiononte sjelljen e LVV-së

GD
Gazeta Demos9 tetor 2025 në 14:23
Hasani: Gjykata tregoi se kush e bllokoi kuvendin, por duhej ta sanksiononte sjelljen e LVV-së

Instanca më të lartë gjyqësore në vend e konsideron të pakonstituuar Kuvendin dhe për ish-kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, aktgjykimi i fundit është i qartë.

“Ajo që qjykata do të duhej të thoshte, megjithatë, ka të bëjë me sanksionimin e sjelljes jokushtetuese të partisë që fiton shumicën e zgjedhjeve nga radhët e shqiptarëve”, Enver Hasani në një intervistë me shkrim.

Sidoqoftë, Kushtetuesja, thotë ai, “me guxim të madh, ka thënë përfundimisht se deputetët kanë detyrim kushtetues për të zgjedhur nënkryetarin nga radhët e komunitetit serb, nëse duan të kenë një kuvend të konstituar”.

Gjykata konstatoi se procedura për zgjedhjen e Emilija Rexhepit nënkryetare e Kuvendit nga komunitetet e tjera minoritare joserbe nuk është në kundërshtim me Kushtetutën.

“Duke ‘amnistuar’ zgjedhjen e zonjës Emilia Rexhepi, Gjykata Kushtetuese ka ‘shpëtuar fytyrën’ e LVV-së, por njëkohësisht ka krijuar iluzione tek ata se, me presione terrorizuese, mund të fitojnë koncesione edhe në të ardhmen – koncesione që mund të çojnë në zgjedhjen e një serbi ‘të mirë për pushtetin’, por që nuk e përfaqëson komunitetin serb në Kosovë”, thotë Hasani.

Por mënyra e administrimit të shortit, sipas profesorit të së Drejtës Ndërkombëtare, “ka qenë jokushtetuese” sipas aktgjykimit dhe Hasani thotë se Gjykata nuk ka konstatuar “asnjë shkelje kushtetuese në veprimet e ‘Listës Serbe’”.

“Problemi ka qenë dhe mbetet tek sjelljet jokushtetuese, të përsëritura në vazhdimësi, nga partia e parë fituese e zgjedhjeve”, sipas tij. Hasani, konsideron, njësoj siç thotë se ka konstatuar edhe Gjykata, se “gjendja është e qartë dhe e pastër si loti”.

Kushtetuesja “më nuk ka ndërmend të merret me këtë çështje”, thotë Hasani, i cili, për dallim prej kolegëve në Kushtetuese, thotë se ka frikë se “kjo ‘rashomoniadë’ do të vazhdojë, me aktorë të njëjtë, me të njëjtën qasje dhe me të njëjtin qëllim”.Express

Kushtetuesja

Më shumë nga Lajme

  • 23:41Berisha: Rinia është e bindur në pafajësinë e krereve të UÇK-së, duhet ta bëjmë luftën ligjore
  • 23:35Deklaratat e ndryshuara të Gërvallës s’mbetën pa pasoja, koha kur u morën si referencë për ta mbajtur në burg Selimin
  • 23:30Moti të dielën: Temperaturat deri në 19°C
  • 23:22“Moska ta ndalë luftën”, kryediplomati gjerman e telefonon homologun e Ukrainës menjëherë pas takimit me Lavrov
  • 23:12Mijëra qytetarë në protestën e 11-të në Prishtinë, Vlora Çitaku: Sonte, çdo ditë e çdo natë, UÇK