Hargreaves po ashtu tha se me Abdixhikun foli edhe për zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor të këtij viti.

“Sot u takova me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku. Diskutuam për implikimet e vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe shpreha shpresën time që zgjedhjet lokale do të zhvillohen me pjesëmarrjen e plotë të të gjitha partive, përfshirë edhe ato që përfaqësojnë komunitetin serb të Kosovës”, shkroi Hargreaves.

Gjykata Kushtetuese ka nxjerrë sot aktvendim të ri që i detyron 120 deputetët e zgjedhur më 9 shkurt, të jenë të pranishëm dhe të votojnë për prijësin e ri të Parlamentit, haptazi.