Ramush Haradinaj ka kujtuar ish-luftëtarin e UÇK-së, Avni Elezajn, shkruan Gazeta Demos.
Përmes një shkrimi në Facebook, Haradinaj e ka quajtur Elezajn trim e sypatrembur i cili sipas tij qëndroi i palëkundur në rrugën drejt lirisë së atdheut.
''Avniun do ta kujtoj përherë si luftëtar trim e sypatrembur, që qëndroi i palëkundur në rrugën e lirisë dhe të atdheut.
Përgjithmonë në kujtesën tonë, Avni Elezaj!'', ka shkruar ai.
