Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Haradinaj kërkon monitorimin e vizitave të politikanëve serbë: Kush shkel ligjin, të arrestohet

GD
Gazeta Demos12 nëntor 2026 në 10:49
Haradinaj kërkon monitorimin e vizitave të politikanëve serbë: Kush shkel ligjin, të arrestohet

Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar që vizitat e politikanëve nga Serbia në Kosovë të trajtohen sipas një protokolli të veçantë, me kritere të qarta për dhënien e lejeve, monitorim gjatë qëndrimit dhe masa ndëshkuese në rast të shkeljes së ligjeve të Kosovës.

Duke folur në Kuvend, Haradinaj ka theksuar se institucionet e Kosovës duhet të kenë kontroll më të madh mbi vizitat e zyrtarëve dhe politikanëve serbë, veçanërisht kur ata gjatë qëndrimit në vend bëjnë deklarata që cenojnë rendin kushtetues apo nxisin përçarje dhe urrejtje.

“Vizita e politikanëve nga Serbia në Kosovë duhet të trajtohet me protokoll të vizitave dhe dhënia e lejeve duhet të bëhet me kritere të qarta. Vizitat duhet të monitorohen, pra ato vizita të politikanëve në Kosovë, gjatë qëndrimit në Kosovë duhet të monitorohen. Në rast se gjatë këtyre vizitave ndodh shkelje ose cenim i rendit kushtetues apo dërgohen porosi përçarëse e të urrejtjes, duhet të zbatohet ligji i Kosovës”, ka deklaruar Haradinaj.

Ai ka paralajmëruar se në rast të përsëritjes së situatave të tilla, do të kërkojë përgjegjësi nga të gjitha institucionet dhe zyrtarët që kanë dështuar në kryerjen e detyrave të tyre.

“Pse dola në këtë foltore, dola se herën tjetër do të kërkojmë përgjegjësi nga kushdo që ka bërë lëshime dhe nga kushdo, nga cilado instancë që nuk e ka kryer punën e vet në rast të këtyre vizitave. Do ta adresojmë te kjo adresë”, është shprehur ai.

Haradinaj ka kërkuar gjithashtu ashpërsimin e kritereve për lejimin e hyrjes në Kosovë për politikanët serbë që në të kaluarën kanë bërë deklarata kundër rendit kushtetues të vendit.

“Vizitat nga Serbia, kriteri i dhënies së lejes edhe mundet me u ashpërsu, mundet me iu ndalu vizitat atyre që në ndonjë rast të caktuar kanë bërë deklarime dhe kanë sulmuar rendin kushtetues. Kur vijnë politikanë nëpër tempuj fetarë, e bëjnë deklarata përçarëse, ju e dini që ajo shkakton pasoja në vend”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka vlerësuar se interesi i sigurisë së Kosovës duhet të jetë përcaktues në vendimet për lejimin e vizitave të tilla, duke kërkuar ndalim të hyrjes për personat që kanë bërë deklarata që nxisin tensione.

“Interesin e sigurisë së Kosovës, të gjithë ata politikanë nga Serbia që ndonjëherë kanë bërë deklarata të tilla, duhet t’u ndalohet hyrja në Kosovë. Gjatë qëndrimit në Kosovë, nëse dikush nga ta nuk i përmbahet rregullave dhe protokolleve të lejes së dhënë, duhet t’i ndërpritet leja dhe duhet të arrestohet”, ka theksuar ai.

“E kuptoj që ky është një zinxhir i institucioneve që merren me këtë temë, por mos lejoni me na u përsërit kjo një herë tjetër”.

haradinajpolitikanëvevizitave

Të ngjashme

Haradinaj: Aleanca e mbështet ligjin, pavarësisht variantit që do të procedohet

Haradinaj: Aleanca e mbështet ligjin, pavarësisht variantit që do të procedohet

10:35
Vizita e Listës Studentore në Kosovë, Haradinaj: Duhej të arrestoheshin, ardhja e tyre nga Serbia duhet të jetë me leje

Vizita e Listës Studentore në Kosovë, Haradinaj: Duhej të arrestoheshin, ardhja e tyre nga Serbia duhet të jetë me leje

13:07
Daut Haradinaj tregon lidhjet me familjen e Arlinda Zekajt dhe familjen Sylaj, ka disa fjalë edhe për ish-avokaten

Daut Haradinaj tregon lidhjet me familjen e Arlinda Zekajt dhe familjen Sylaj, ka disa fjalë edhe për ish-avokaten

22:39
Daut Haradinaj: Tërheqja e Ligjit për Specialen ishte ofenduese, përgjegjësinë duhet ta japin krerët e PDK-së

Daut Haradinaj: Tërheqja e Ligjit për Specialen ishte ofenduese, përgjegjësinë duhet ta japin krerët e PDK-së

22:31

Më shumë nga Lajme

  • 11:34Tentoi ta vriste vëllain me AK-47 për pronë, kërkohet paraburgimi i të dyshuarit në Gjakovë
  • 11:34Kalon mocioni i PDK-së, Ligji për Specialen në rend dite
  • 11:32Guri ironizon Rizvanollin: Pas verës dhe vjeshtës vjen dimri, puno të mos shtrenjtohet rryma
  • 11:31Nisin protestën punëtorët e KEK-ut, kërkojnë rritje të pagave dhe pagën e 13-të
  • 11:28Jeton Sylaj sillet në gjykatë nga njësia FIT, seanca me dyer të mbyllura