Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Haradinaj: Epopeja e Rahovecit, një nga faqet më të lavdishme të historisë sonë të re

GD
Gazeta Demos17 korrik 2025 në 19:29
Haradinaj: Epopeja e Rahovecit, një nga faqet më të lavdishme të historisë sonë të re

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se korriku i vitit 1998 shënon një nga faqet më të lavdishme të historisë së re, Epopenë e Rahovecit.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se në ato ditë kur armiku intensifikonte terrorin ndaj popullit kosovar, bijtë dhe bijat më të mirë të Rahovecit u ngritën kundër pushtuesit, duke dërguar një mesazh të qartë, se shqiptarët janë të vendosur të jetojnë të lirë në trojet e tyre.

“Heroizmi i bashkëluftëtarëve në ato ditë korriku mbetet i paharruar, ashtu siç mbetën të përjetësuar emrat e tyre: Avdullah Bugari, Hamdi Berisha, Habib Berisha, Agim Qelaj, Gani Paçarizi, Agim Kelmendi, Bujar Buzhala, Afrim Krasniqi, Sadik Shala, Ramadan Morina, Faik Rama, Gëzim Hamza, Mizair Isma, Remzi Ukshini, Liman Gegaj, Arian Brahimi, Bekim Isma, Bajram Veliu, Samir Nurkasa, Eshrefedin Kastrati, Gëzim Mullabazi, Xhafer Nurkasa dhe Xhevat Kasapi”.

“Lavdi të përjetshme dëshmorëve të Rahovecit dhe të gjithë atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës!”, ka thënë Haradinaj.

Më shumë nga Lajme

  • 14:34“Liri për çlirimtarët”, shqiptarët në New York protestojnë për katërshen e UÇK-së
  • 14:28Kurti kërkon që "Bondsteel" të bëhet bazë e përhershme e ushtrisë amerikane në Kosovë
  • 14:27Vetura godet një fëmijë në Vitomiricë të Pejës, dërgohet në spital
  • 14:26Tubim paqësor kundër vendimit të Speciales edhe në Karlsruhe
  • 14:26Protestë edhe në Itali në kundërshtim të vendimit të Speciales