Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Haradinaj e quan “keqbërës patologjik” Kurtin: Po punon që ta zhbëjë Kosovën

GD
Gazeta Demos6 tetor 2026 në 17:32
Haradinaj e quan “keqbërës patologjik” Kurtin: Po punon që ta zhbëjë Kosovën

Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka thënë se kanë mbetur më pak se shtatë orë për votimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, duke akuzuar kryeministrin Albin Kurti se po e çon vendin drejt zgjedhjeve dhe se po i jep goditje UÇK-së dhe Kosovës

Haradinaj ka bërë thirrje për bashkim të deputetëve dhe miratimin e ligjit, duke thënë se ai nuk është ligj i një partie politike, por i 91 deputetëve.

“Kanë mbetur edhe më pak se 7 orë kohë për ta votuar ligjin. Ky ligj nuk është i një partie politike, por i 91 deputetëve. Është shumë e pahijshme që të lihet në gjysmë ky ligj. Është koha që të bashkohemi e të mos turpërohemi para historisë, kështu do të duhej të ishte, për këtë jemi zgjedhur. Sot ranë maskat, Kurti e ktheu edhe ligjin edhe vendin. Kurti i dha një goditje të rëndë edhe UÇK-së, Kurti po e dërgon vendin në zgjedhje. Kjo është hera e 4-t që po e dërgon vendin në zgjedhje i njëjti person, i njëjti vendimmarrës. Kjo shpjegohet kështu: ky do t’ia japë edhe një goditje Kosovës. Ky po punon që ta zhbëjë Kosovën. Kosova është më e madhe se ky keqbërës patologjik. Ne, si Aleancë, kemi qenë të kujdesshëm dhe jemi munduar që të shtrijmë dorën”, tha ai.

Haradinaj ka akuzuar Kurtin se, që nga 8 korriku, sipas tij, ka vepruar me qëllim të konsumimit të afateve kushtetuese.

“Gjithçka është bërë në bazë të skenarit të Kurtit. Prej 8 korrikut, Kurti është kujdesur që të konsumojë kohën kushtetuese. Edhe pyetjen që e ka dërguar sot u.d. presidentja ka mundur ta dërgonte para dy javësh. Pse e ka dërguar vonë? Që të fitojë edhe ndonjë ditë, që të bëhen zgjedhjet në dhjetor”, tha ai.

haradinajkurtikeqbërës

Të ngjashme

Haradinaj: Gjithçka është bërë në bazë të skenarit të Kurtit

Haradinaj: Gjithçka është bërë në bazë të skenarit të Kurtit

17:43
Kurti për tensionet mbrëmë: Policia është më tolerante dhe profesionale se në kohën kur unë organizoja protesta

Kurti për tensionet mbrëmë: Policia është më tolerante dhe profesionale se në kohën kur unë organizoja protesta

15:57
Kurti: Emergjente është çështja e presidentit, ta heqim këtë presion mbi shtetin

Kurti: Emergjente është çështja e presidentit, ta heqim këtë presion mbi shtetin

15:56
Kurti: E votojmë ndryshimin e Ligjit nëse PDK-ja na jep gjysmën e votave për Sejdiun

Kurti: E votojmë ndryshimin e Ligjit nëse PDK-ja na jep gjysmën e votave për Sejdiun

15:53

Më shumë nga Lajme

  • 18:23Ambasadori i Kosovës në Francë i dorëzon kredencialet presidentit Macron
  • 18:18Kërçeli për Ligjin e Speciales: Të votohet Presidenti, të enjten mund të votohet në lexim të dytë
  • 18:18Selimi: Bekim Sejdiu as që qenka në Kosovë dhe e mohon kandidaturën, e Kurti del me propozime të kota
  • 18:04Nagavci: Sot Kosovës i duhet Presidenti
  • 18:00Cakolli: Kosovës nuk do t’i bënte nder që President të bëhej dikush që ndryshon qëndrimet