Ish-kryediplomati i Kosovës, Petrit Selimi, ka reaguar deklarimeve të kryeministrit Albin Kurti, i cili sot, sërish përmendi emrin e Bekim Sejdiut, si kandidat për president.

Selimi, e ka quajtur Kurtin si ‘’humorist i vonshëm e i vonuar’’ i cili pak orë para përfundimit të afateve del ‘’me gjuj pak hi syve’’.

‘’Profesor Bekim Sejdiu as që qenka në Kosovë dhe e mohon që është kandidat për president më. Por ai humoristi i vonshëm e i vonuar, del me emra e me propozime t’kota pak orë para afateve, me gjujt pak hi syve – edhe me ba edhe pak hajgare se p’i pëlqen vetja kur po keshin me te.’’, ka shkruar Selimi.