Menaxheri i lartë në Institutin Demokratik të Kosovës, Eugen Cakolli ka reaguar pas tërheqjes së profesor Bekim Sejdiut nga kandidatura për President të Kosovës.

Cakolli ka thënë se, edhe nëse partitë politike do të arrinin një marrëveshje për zgjedhjen e Sejdiut, një rikthim i tij në garë do të ishte problematik, duke e lidhur këtë me ndryshimin e qëndrimeve për shkak të zhvillimeve politike.

“Tash që profesor Bekim Sejdiu e paska rikonfirmuar tërheqjen nga kandidatura presidenciale, edhe sikur partitë të arrinin ndërkohë marrëveshje për zgjedhjen e tij, Kosovës nuk do t’i bënte nder që President të bëhej dikush që i ndryshon qëndrimet për shkak të ‘zhvillimeve’ politike apo me kërkesë të liderëve partiakë”, ka shkruar Cakolli.