Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Haradinaj: Albin Kurti është i rekrutuar nga Serbia, është i tyre

GD
Gazeta Demos17 shtator 2025 në 22:07
Haradinaj: Albin Kurti është i rekrutuar nga Serbia, është i tyre

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar sonte në Rubikon se Albin Kurti është i rekrutuar nga Serbia për të punuar në dëm të Kosovës.

Sipas Haradinajt, Kurti madje ka shënuar suksese për shtetin fqinj. Haradinaj, si dëshmi ka prezantuar edhe një dokumentet, në të cilin e mbështet këtë deklaratë.

“Kjo është letra e datës 8 gusht që e kanë dërgu, e që kryeministrit të Kosovës i thonë Evropa, në kohën kur Maqedonia deri edhe Serbia hap kapituj, Shqipëria po shkon përpara, i thonë, ‘zotëri, s`mundemi me të taku ty në zyre’.

Imagjinojeni ne edhe para luftës, edhe Ibrahim Rugovës i kanë shkuar në Velani, në shtëpi të vet, në zyre, sot kryeministrit të shtetit të pavarur i thonë s`mundemi me të ardhë në zyre.

A e kuptoni çfarë suksesi është ky për Serbinë? Ku ka me shku më sukses për ta sesa përfaqësuesi i krejt vendeve të BE-së i thotë këtij të Kosovës nuk muj me të ardhë në zyre, se po e mban jashtëligjshëm se po rri edhe deputet edhe kryeministër jashtëligjshëm”, tha Haradinaj në Rubikon.

Për më tepër, Haradinaj deklaroi se Kosova nuk rrezikohet nga Lista Serbe e serbët e veriut, veç se Kurtit i është dashur të gjejë një armik për t`i shpallur luftë.

“Albin Kurti nuk i ka menaxhuar mirë as dialogun as marrëdhëniet me serbët e Kosovës. Për fat të keq na ka kushtu kjo, se ky e ka ba showbiz veç për vota. Rreziku që i vjen Kosovës nga serbët e veriut ose nga Lista Serbe është minimal. Albin Kurtit i është dashur me gjet një armik, me shpall një luftë, me u ba patriot me i mbulue ato të këqijat që ia ka bë Kosovës, me mbulue kontratën që e ka me Serbinë e me armiqtë. Ai është i rekrutuar nga serbët, është i tyre”, tha Haradinaj.

AAKVV

Më shumë nga Lajme

  • 23:59A ka një “PO” nga LDK-ja nesër për VV-në?, Sadiku zbulon qëndrimin
  • 23:43Avni Dehari flet për vdekjen e dy djemve te tij: Arbnori sa e mbaroi fakultetin, Astriti ishte absolvent, e kishin jetën përpara…
  • 23:23Deri në 20 minuta pritje në dalje nga Kosova te Dheu i Bardhë
  • 23:14Dikush më telefonoi nga burgu dhe tha: Kam një lajm të keq”, Avni Dehari rrëfen si e morën vesh për Astritin
  • 22:54Trumpi thotë se Kimi i Koresë së Veriut u është përgjigjur uverturave të tij