Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka folur shkurt para gazetarëve ku ka deklaruar që nuk kanë arritur ndonjë marrëveshje pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Hamza u shpreh se për partinë që ai udhëheq është shumë i rëndësishëm procedimi i plotësim-ndryshimit të ligjit për Dhomat e Specializuara të Hagës.
“Për Partinë Demokratike të Kosovë, ju e dini që është nevojë, është domosdoshmëri aprovimi i ligjit dhe pastaj ne jemi të hapur të diskutojmë për presidentin, me qëllim që vendit me i dhënë president”, tha Hamza. EO




