Kryetari i LVV-së, Albin Kurti, dhe kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, do të takohen sërish sot.
VOX Kosova ka kuptuar se takimi do të realizohet në orën 16:00 dhe çështjet e diskutimit janë projektligji për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe çështja e presidentit.
Kryeministri i Kosovës, mëngjesin e së premtes, nga një ngjarje foli shkurt për media, ku tha se kanë nisur komunikimet me partitë për çështjen e Presidentit.




