Kreu i Vetëranëve të UÇK-së, Hysni Gucati ka reaguar pas ditës së ditëlindjes së Jakup Krasniqit e Salih Mustafës, shkruan GazetaDemos.
“Edhe këtë vit, baca Jakup dhe Salih Mustafa po i festojnë ditëlindjet larg familjes dhe atdheut, të mbajtur padrejtësisht në Hagë. Gëzuar 75-vjetorin, baca Jakup, dhe 55-vjetorin, Salih Mustafa. Uroj që ky vit t’ju kthejë në Kosovë, aty ku e keni vendin”, shkroi ai në facebook
