Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme LIVE

Grenell: Perëndimi e do Thaçin të lirë, do të kthehet për ta udhëhequr Kosovën – Kriza politike është krijuar nga Kurti

GD
Gazeta Demos19 gusht 2026 në 19:04
Grenell: Perëndimi e do Thaçin të lirë, do të kthehet për ta udhëhequr Kosovën – Kriza politike është krijuar nga Kurti

Richard Grenell vazhdon të ketë opinion të fortë për Kosovën sikur në kohën kur është marrë zyrtarisht me të.

Ish-Drejtori i Inteligjencës Kombëtare dhe një nga figurat politike amerikane, më të njohurat në Kosovë në vitet e fundit, në një intervistëpër Gazetën Express ka folur për dy zhvillime nëpër të cilat po kalon Kosova: ngërçi ose kriza politike dhe verdikti i Dhomave të Specializuara.

Për të dy këto çështje Grenell, përgjigjet i ka precize dhe pa dykuptimësi.

Kosova së fundi është futur në një krizë të re politike, ku më shumë se dy muaj pas zgjedhjeve po demonstrohet paaftësi për krijimin e institucioneve . Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti edhe pse vet ka deklaruar se ka numra të mjaftueshëm, ka zgjedhur të mos nis me konstituimin e Kuvendit e as formimin e qeverisë me arsyetimin se partitë politikë s’e kanë arritur një marrëveshje për zgjedhjen e Presidentin.

Lexo edhe:

Arrestohet zyrtari policor në Gjilan, dyshohet për sulm, lëndim dhe kanosje

Pak para vendimit, Gruda viziton Thaçin në Hagë: 16 shtatori do të jetë dita e lirisë

Arrestimi i kosovarit në Kroaci, Syla i OVL-së: Nuk është veteran i UÇK-së

Partitë opozitare kanë thënë se Kurti qëllimshëm po zvarrit procesin që ta përgatit terrenin për zgjedhje në kohë të përshtatshme për të, derisa e njëjta akuzë ndaj rivalëve, për shkaktim të zgjedhjeve, dëgjohet edhe nga Vetëvendosje.

I pyetur për këto zhvillime, Ambasadori Grenell thotë se kriza është prodhuar nga Kurti dhe se sjellja e tij është sikur kur ka qenë në opozitë.

“Situata politike në Kosovë është një krizë e krijuar nga Albin Kurti. Ai ka dështuar ta luftojë korrupsionin dhe po e vazhdon historinë e tij të gjatë të krijimin të bllokadave dhe barrierave sikur që ka bërë sa ka qenë në opozitë”, ka thënë Grenell.

“Ai qartësisht, nuk di si të qeveris, është i destinuar të jetë në periferi duke u ankuar. Në fakt ai është më i mirë për të drejtuar kritika nga margjinat se sa të udhëheq një qeveri”, ka shtuar Grenell.

Skena politike në Kosovë po i vazhdon tensionet edhe pas dy palë zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Vendi mund të shkojë lehtë në vjeshtë në zgjedhje të reja në vjeshtë nëse partitë nuk pajtohen për personin që duhet ta bartë postin më të lartë në vend, që sipas pikëpamjeve të Kurtit nuk duhet të jetë figurë që përzihet në politikë apo siç e thotë ai në “polemikat ditore”.

Ndërkohë, në sfond të këtyre zhvillimeve është edhe verdikti i Hagës për katër figurat e UÇK’së të cilat ndodhen në proces gjyqësor qe 6 vite.

Dhomat e Specializuara kanë njoftuar se fjalën e tyre do ta thonë më 16 shtator, më pak se një muaj nga tani.

Që nga koha kur Hashim Thaçi është nisur drejt Hagës, Richard Grenell ka avokuar publikisht për lirimin e tij.

Grenell tha që Perëndimi e do Hashim Thaçin në Kosovë.

“Perëndimi do që ish-Presidenti Hashim Thaçi të lirohet dhe të kthehet që të ndihmojë për ta udhëhequr Kosovën përsëri”, thekson Grenell.

“Besoj se Thaçi do të ketë një perspektivë dhe energji të ripërtërirë për popullin e Kosovës.”, vazhdon tutje ai.

Duke folur për Thaçin, Ambasadori Grenell shprehet edhe më drejtpërdrejt.

“Perëndimi nuk do të punojë më me Kurtin sepse ai vetëm ankohet dhe krijon bllokada”.

grenellpolitikekurti

Të ngjashme

Kryetari i Aleancës Ardian Gjini, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Kuvendin e Kosovës dhe protestave para institucioneve.  Përmes një postimi në Facebook, Gjini ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se qëllimisht ka çuar vendin drejt një krize politike, duke thënë se prej qershorit AAK-ja kishte paralajmëruar se ai do të kërkonte zgjedhje.  Sipas tij, Kurti ka mbyllur të gjitha mundësitë për dalje nga bllokada politike, ndërsa mosvotimin e Gjykatës Speciale nga Vetëvendosje në vitin 2015 e ka cilësuar si “oportunizëm të pastër”.  “Gjykata Speciale është thelbi i arsyes se pse Kurti është në pushtet”, ka shkruar Gjini.

Gjini akuzon Kurtin për krizën: Nuk deshi ta shmangte kaosin dhe zgjedhjet

20:51
Ceremonia për shefen e re, Kurti e Osmani nuk ia zgjasin dorën njëri-tjetrit

Ceremonia për shefen e re, Kurti e Osmani nuk ia zgjasin dorën njëri-tjetrit

14:58
Sadiku: Dje ishte dita më e rëndë e karrierës sime politike

Sadiku: Dje ishte dita më e rëndë e karrierës sime politike

09:25
Kurti uron Shiroka-Pulën: Do të punojmë bashkë për suksesin e ish-krerëve të UÇK-së në apel

Kurti uron Shiroka-Pulën: Do të punojmë bashkë për suksesin e ish-krerëve të UÇK-së në apel

07:44

Më shumë nga Lajme

  • 15:34Justina Shiroka-Pula merr zyrtarisht detyrën e presidentes së Kosovës
  • 15:25Presidentja e re arrin për inaugurim, pritet nga Albulena Haxhiu
  • 15:14PDK falënderon protestuesit: Kërkon hetim të rasteve të dhunës nga policia
  • 15:13Bashkësia Islame uron Justina Shiroka-Pulën, Tërnava: Zoti ju dhëntë forcë e urtësi
  • 14:56PDK i përgjigjet BE-së dhe Speciales: Kuvendi s’ka nevojë t’i pyesë për ligjet, s’kemi shkelur asnjë detyrim ndërkombëtar