Grenell foli për raportet e dëmtuara në mes të Qeverisë së Kosovës të udhëhequr nga Albin Kurti dhe administratës amerikane, duke thënë se dëmi ka të bëjë me anën ekonomike.
“Duhet të kemi një qeveri që është e gatshme për të bërë investime, jo politikë. Çfarë do të thosha është se kemi provuar dhe ka tepër shumë politikë. Nuk janë të interesuar që të bëjnë gjëra që janë të nevojshme për të sjell rritje ekonomike. Jo vetëm biznesmenët amerikanë, por edhe biznesmenët perëndimorë e thonë të njëjtën”, tha Grenell, njofton Klankosova.tv.
Ai tha se gjatë kohës sa po punonte për marrëveshjen finale Kosovë-Serbi, e kishte paraparë që të vinte në një pikë ku zhvillimi ekonomik të ishte aq i madh, sa ta kalonte politikën dhe të vinin në pikën e largimit të trupave të NATO-s nga Kosova.
