Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Goditet me mjete të forta, më pas ngulfatet”, Gjykata përshkruan në detaje vrasjen mizore në Lipjan – të përfshirë edhe të tjerë

GD
Gazeta Demos13 gusht 2025 në 13:57
“Goditet me mjete të forta, më pas ngulfatet”, Gjykata përshkruan në detaje vrasjen mizore në Lipjan – të përfshirë edhe të tjerë

Gjykata Themelore e Prishtinës i ka caktuar një muaj paraburgim Top Kolshit, i cili dyshohet për vrasjen dhe groposjen e Enver Bajraktarit në Lipjan.

Në njoftimin e Gjykatës thuhet se Kolshi nuk e ka kryer vrasjen i vetëm, por se në rast kanë qenë të përfshirë edhe persona të tjerë, ende të paidentifikuar.

Aty përshkruhet kronologjia se si është kryer vrasja në mënyrë dinake dhe mizore.

“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri T.K. mes datës 03.08.2025 ora 16:00 dhe datës 04.08.2025 rreth orës 12:10, në fshatin Baicë, Komuna e Lipjanit, për shkak te mosmarrëveshjeve paraprake mes vete, me dashje e në bashkëkryerje edhe me persona ende të paidentifikuar deri më tani, në mënyrë dinake dhe mizore privojnë nga jeta tani të ndjerin E.B., në atë mënyrë që i ndjeri E. me datën 03.8.2025 rreth orës 16:00 kishte dal nga shtëpia duke e dërguar gjedhen e tij për kullos në livadhet e fshatit dhe aty i njëjti fillimisht goditet me mjete të forta në kokë dhe trup, më pas ngulfatet dhe trupi i tij tërhiqet zvarrë për disa metra duke kaluar përmes një arre të mbjellë me misër dhe aty fillimisht hiqen disa rrënje misri, gërmohet një gropë me thellësi mbi 1m, më pas brenda saj vendoset trupi i pajetë i të ndjerit, e sipër të cilit vendosen dërrasa dhe më pas gropa mbulohet me dhe, kurse aty rivendosen rrënjët e misrit”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Caktimin e paraburgimit, Gjykata e ka arsyetuar me rrethanat që nëse i njëjti ndodhet në liri, ka rrezik që të arratiset apo t’i shmanget thirrjeve nga Gjykata apo Prokuroria.

“Gjykata vlerësoj se po ashtu ekziston rreziku se i pandehuri mund të fsheh, ndryshojë apo t’i falsifikojë provat duke ndikuar në bashkë të dyshuarit e mundshëm, meqenëse deri më tani dyshohet se vepra penale është kryer në bashkëkryerje dhe ende nuk janë siguruara informata të mjaftueshme për bashkëkryesit potencial, ashtu që mund të ndikojë edhe tek dëshmitarët e rastit”, thuhet në njoftim.

I dyshuari thuhet se ka të kaluar kriminale, dhe se në njërin rast besohet që viktimë ka qenë i ndjeri.

“Gjykata gjithashtu konstatoj se duke marrë parasysh peshën e veprës penale, mënyrën dhe rrethanat e kryerjes, e po ashtu faktin se pas kryerjes së veprës penale i pandehuri ka fshehur trupin e pajetë, i cili më pas është gjetur i groposur, pa përjashtuar edhe të kaluarën e tij kriminale, pasi pandehuri ka edhe 2 Aktgjykime të plotfuqishme njëri prej të cilëve ka të bëjë me një rast që besohet se viktimë ka qenë tani i ndjeri, për çka me lënien e tij në liri, ekziston mundësia e kryerjes së ndonjë vepre tjetër të natyrës së njëjtë apo të ngjashme”, theksohet në njoftim.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Në njoftimin e Prokurorisë Themelore të Prishtinës është thënë se pas intervistimit i dyshuari, Top Kolshi e kishte pranuar se ka kryer veprën penale.

“Gjatë këtij veprimi policor në koordinim të plotë me Prokurorin e shtetit, është arrestuar dhe ndaluar një person i dyshuar mashkull me inicialet T.K. Pas ndalimit në polici dhe dhënies së deklaratës, i dyshuari ka pranuar veprimet e tij dhe kryerjen e veprës penale. I njëjti është ndaluar me vendim të prokurorit të shtetit dhe ndaj tij janë duke u zhvilluar procedurat e mëtutjeshme ligjore. Prokuroria dhe Policia mbeten të përkushtuar për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme me qëllim të zbardhjes së plotë të rrethanave të këtij rasti”, thuhej në njoftimin e Prokurorisë.

Më shumë nga Lajme

  • 22:24Nipi i Fahri Fazliut në natën e 11-të të protestës: Kërkojmë drejtësi dhe dinjitet për çlirimtarët tanë
  • 21:36Haziri në protestën në shesh: “Politikanë, mos e trashni turpin – veproni!”
  • 21:33“Unë jam vajza e 17 Shkurtit të Pavarësisë” - protestuesja me mesazh në protestën për çlirimtarët
  • 21:31“Deklarohem i pafajshëm” - fjalët e fundit të krerëve të UÇK-së në Hagë kumbojnë në shesh
  • 21:00Tubimi me shqiptarë në Nju Jork, Rama përsëri përmend Thaçin: Ishim bashkë këtu, një dekadë pas kanë ndodhur shumë gjëra