Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Gjykata në Graz shqipton dënime për rrahjen masive mes kosovarëve e sirianëve

GD
Gazeta Demos10 qershor 2026 në 14:48
Gjykata në Graz shqipton dënime për rrahjen masive mes kosovarëve e sirianëve

Gjykata Rajonale e Grazit ka shqiptuar dënime ndaj gjashtë personave të përfshirë në një rrahje masive mes tre sirianëve dhe tre kosovarëve, e cila kishte ndodhur në muajin shkurt në një pikë karburanti në lagjen Lend të Grazit.

Sipas vendimit të gjykatës, kosovarëve u është shqiptuar dënim nga masa alternative deri në tetë muaj burgim pa kusht, ndërsa tre sirianët janë dënuar me dënime dukshëm më të rënda, nga dy vjet e gjysmë deri në gjashtë vjet burgim, raporton “Kleine Zeitung”.

Rrahja mes gjashtë burrave kishte tronditur komunitetin lokal, pasi ngjarja kishte ndodhur në mes të ditës, me dëshmitarë përfshirë edhe fëmijë.

Një avokat e kishte përshkruar skenën në mënyrë dramatike për gazetën “Kleine Zeitung”:

“Në pikën e karburantit kishte familje me fëmijë të vegjël, që vetëm donin ta lanin veturën e tyre. Por papritur fillon gjithçka: merret një shkop bejsbolli, goditet me shkelma në kokë një burrë i shtrirë në tokë. Aty mbretëronte luftë civile. Po të shkonte keq puna, dikush do vdiste”, tha avokati.

Shkaku i përleshjes dyshohet të ketë qenë një mosmarrëveshje për një grua.

“Ishte një provokim i vetëdijshëm, klienti im u provokua përmes mesazheve. Si pasojë, ai përjetoi një shpërthim të madh adrenaline”, tha një avokat mbrojtës.

Sipas gjykatës, kamerat e sigurisë kanë treguar se si një sirian ka hyrë me veturë me shpejtësi në pikën e karburantit, ndërsa një kosovar ka arritur t’i shmanget përplasjes vetëm duke u hedhur anash. Më pas, sipas dosjes së rastit, kanë pasuar skena të dhunshme me grushte dhe shkopinj bejsbolli.

Në Gjykatën Penale Rajonale të Grazit, prokurorja Julia Steiner i kishte akuzuar të gjashtë të pandehurit për pjesëmarrje në përleshje, ndërsa për autorët kryesorë janë ngritur edhe akuza për detyrim dhe tentativë për lëndim të rëndë trupor me qëllim. Të gjashtë personat, të moshës 21 deri në 28 vjeç, janë me precedentë penalë.

“Asnjë njeri në Austri nuk ka nevojë për boks hekuri ose shkop bejsbolli në veturë për t’i rrahur të tjerët”, kishte deklaruar gjykatësi Andreas Lenz.

Të pandehurit kryesisht e kanë pranuar fajësinë.

Sipas vendimit, trupi gjykues ka shqiptuar dënime për treshen kosovare nga masa alternative deri në tetë muaj burgim pa kusht, ndërsa për sirianët dënimet kanë qenë nga dy vjet e gjysmë deri në gjashtë vjet burgim.

Më shumë nga Lajme

  • 08:55Gjashtë vjet nga arrestimi i Thaçit dhe Veselit – nga dorëheqja në Prishtinë te dënimet në Hagë, çka pritet në Apel
  • 08:3510-vjetori i vdekjes së Astrit Deharit, mbahet konferencë për media para Prokurorisë Speciale
  • 08:34Gjendet 13-vjeçari i raportuar si i zhdukur në Ferizaj
  • 08:25Presidentja pret në takim kryediplomatin zviceran
  • 08:1619-vjeçari në Shtime voziti 193 km/h në zonën 80 dhe nuk iu ndal Policisë, gjobitet me 650 euro dhe i ndalohet vozitja për 6 muaj