Me rastin e 10-vjetorit të vdekjes së Astrit Deharit, të enjten, më 5 nëntor, do të organizohen një sërë aktivitetesh përkujtimore në Prishtinë dhe në Zllatar.
Aktivitetet do të nisin në orën 09:30 me homazhe te varri i Astrit Deharit në fshatin Zllatar.
Në orën 11:00, në të njëjtën kohë, do të organizohen dhurimi vullnetar i gjakut në zyrat e Sekretariatit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje dhe një konferencë për media nga familja Dehari dhe avokati Tomë Gashi, para objektit të Prokurorisë Speciale në Prishtinë.
Më pas, në orën 11:30, në Amfiteatrin e Fakultetit të Mjekësisë do të mbahet një bashkëbisedim me brezat e rinj.


