Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini ka folur për ngjarjet e fundit në vend, duke u ndalur te rasti i Arlindës dhe përgjegjësia institucionale.
“Ky rast e ka shkund Kosovën, është një rast makabër. Arlinda kishte kërkuar ndihmë, ndihmë që ka munguar. Nëse nuk ka reaguar policia, kujt t’i drejtohemi? Nëse prokuroria nuk ka reaguar, kujt t’i drejtohemi?”, ka deklaruar Gjini.
Ai ka thënë se dorëheqja e dy ministrave është masa minimale që do të duhej të ndërmerrej pas kësaj ngjarjeje.




