Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.1
Lajme

Protestuesit kërkojnë përgjigje nga Policia, vendosin mbishkrime në veturat zyrtare: Kush e miratoi planin për mbrojtjen e Arlindës?

GD
Gazeta Demos29 tetor 2026 në 16:59
Protestuesit kërkojnë përgjigje nga Policia, vendosin mbishkrime në veturat zyrtare: Kush e miratoi planin për mbrojtjen e Arlindës?

Protesta për drejtësi për Arlinda Zekajn po vazhdon edhe sot në Prishtinë, në ditën e dytë të mobilizimit qytetar pas vrasjes së saj në Vitomiricë të Pejës.

Protestuesit po kërkojnë llogaridhënie nga institucionet për mënyrën se si u trajtua rasti i Arlindës, e cila para se të vritej kishte kërkuar ndihmë dhe kishte ngritur shqetësime për sigurinë e saj.

Gjatë protestës, në veturat zyrtare janë vendosur mbishkrime me pyetje drejtuar institucioneve, përfshirë: “Kush e miratoi planin për mbrojtjen e Arlindës?”. Përmes tyre, protestuesit po kërkojnë përgjigje për veprimet e ndërmarra dhe përgjegjësinë institucionale në këtë rast.

Protestat në Prishtinë kanë nisur të mërkurën, më 28 tetor, me thirrje për drejtësi për Arlindën dhe për të gjitha gratë e vrara, si dhe për ndëshkimin e personave që kanë neglizhuar rastin e saj. Organizatorët kanë paralajmëruar se protestat do të vazhdojnë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

Vrasja e Arlinda Zekajt, më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës, ka nxitur reagime dhe kërkesa për hetim të veprimeve të institucioneve që ishin të përfshira në trajtimin e rastit.


protestuesitkërkojnëarlindës

Të ngjashme

E reja për Farukun: "Toger a ke pushu, a je çlodhë nga lodhja e Arlindës?"

E reja për Farukun: "Toger a ke pushu, a je çlodhë nga lodhja e Arlindës?"

17:53
“Marre”, “Drejtësi”, “Dorëheqje” – Protestuesit shkruajnë mesazhe në dyert e Qeverisë

“Marre”, “Drejtësi”, “Dorëheqje” – Protestuesit shkruajnë mesazhe në dyert e Qeverisë

17:38
Protestuesit arrijnë tek Qeveria

Protestuesit arrijnë tek Qeveria

17:27
“TURP”, protestuesit shkruajnë mesazhe edhe në tokë

“TURP”, protestuesit shkruajnë mesazhe edhe në tokë

17:17

Më shumë nga Lajme

  • 18:28MPB-ja themelon grupin punues për hartimin e projektligjit për pensionimin e parakohshëm të policëve
  • 18:10Raportet në rastin e Arlindës: Gërvalla e Sveçla vendosin të dalin nesër në konferencë
  • 17:59Kosovës i dalin telashe me shtetin danez për burgjet me qira, arrestohen dy gardianë kosovarë që po trajnoheshin atje
  • 17:53Zyra e Kryeministrit pranoi raportet lidhur me rastin e Arlinda Zekajt
  • 17:46Dogana ndalon 120 telefona celularë në të “zezën”, ky është Mobi Shopi që u zunë