Ardian Gjini i AAK-së mposhti Ardian Golën e LVV-së në rundin e dytë të zgjedhjeve lokale që u mbajt më 9 nëntor.
Pos që e mposhti me votat e rregullta, Gjini po del të jetë votuar edhe nga personat që kanë votuar me kusht në ditën e zgjedhjeve, por edhe nga personat me nevoja të veçanta.
Sipas rezultateve të publikuara nga KQZ, kryetari aktual i Gjakovës ka fituar 32 vota me kusht (58,18%) në raport me 23 të Golës, apo 41,82%.
