Sipas një njoftimi për media të kësaj force, ceremonia zhvillohet në orën 10:00 në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.

“Në ceremoninë e Diplomimit do të marrin pjesë udhëheqës të lartë shtetërorë, oficerë e nënoficerë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, mysafir e familjarë të kadetëve”, thuhet në një njoftim për media të FSK-së.